Nëse rrëzohet Vuçiç, çfarë ndodh në rajon? Eksperti zbulon skenarin
Eksperti i sigurisë Drizan Shala ishte këtë të mërkurë i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania ku ka komentuar zhvillimet e fundit në rajon, e kryesisht ato që lidhen me Serbinë dhe me Kosovën.
Sipas tij Vuçiç po tenton të krijojë hapësirë kohore për manovrime politike të brendshme, pasi mendohet se mund të ndodhin organizime properëndimore, të cilat mund të sjellin edhe rënien e tij nga pushteti.
“Mbetet për tu parë efekti boomerang që mund të ketë në kontekstin e Ballkanit Perëndirmor, në kontekstin e shteteve në të cilat është i influencuar tutje interesi i Serbisë, pasi nëse i referohemi statistikave të elementeve të dyshtetësisë, të cilat po aplikon dhe implementon Beogradi zyrtar në Malin e Zi në Bosnjë e Hercegovinë, mund të themi që ka rritje të qytetarëve që janë mbi 33% qoftë në Republikën Srpska edhe në Malin e Zi.
Pra kjo është një luftë sensitive e cila bëhet përmes elementëve të ndryshme dimensional për të arritur pozicionimin e asaj botës serbe. Serbia pavarësisht zhvillimeve të brendshme ditore, mujore apo vjetore, janë po në një kuadër të të njëjtës strategji, pasi interesi jetik, bazik do të mbetet krijimi i botës serbe, përmes elementëve të ndryshëm brenda shteteve ku është prezente, ndërsa nga vende si Kosova të arrijë sa më shumë përfitime”,-tha Shala.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Grenell i afërt me Serbinë”, publicisti nga Kosova: Ka marr dekoratë nga Vuçiç
- Sanksione amerikane ndaj industrisë së naftës në Serbi, flet Vuçiç: Jam informuar
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë