“Nëse them që e prisja, dukem mendjemadh”, Niko Peleshi mbetet tek Mbrojtja
Në një intervistë për Euronews Albania, ministri i Mbrojejtes Niko Peleshi tha se ishte mirënjohës për pozicionin e marrë në qeverinë Rama 3.
Peleshi tha se nuk do të donte të dukej si mendjemadhësi nëse thotë që “e priste” marrjen e detyrës por sidoqoftë pohoi se askush nuk është i pazëvendësueshëm dhe çdo koleg tjetër që do zgjidhej do e bënte detyrën më së miri.
“Kryeministri Rama është dhe njeri i surprizave dhe unë mendoj se kishte disa surpriza pozitive në gjithë formësimin e qeverisë së re, sekretariatit të ri, të akademisë politike, të kryesisë së re të partisë. Surpriza në kuptimin e një vizioni dhe vullneti për ta ngjitur gjithë organizimin tonë politik në një nivel tjetër, me sytë nga e ardhmja jo thjesht nga e tashmja dhe nga e shkuara,” – u shpreh Peleshi.
Ministri i Mbrojtjes deklaroi se ka shumë për të dhënë në sektorin ku punon dhe si vend anëtar i NATO-s kemi shumë sfida përpara.
Sipas tij është detyrim ndaj votuesve kryerja e detyrës me përgjegjësi dhe përmendi gjithashtu se do i kushtojë rëndësi të veçantë qarkut të Korçës ku është zgjedhur si deputet.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve