Nëse viti bëhet online 80 mijë studentë janë të humbur, thotë ish-ministri arsimit
Ish-ministri i Arsimit Myqerem Tafaj deklaroi në Euronews Albania se nëse edhe ky vit akademik vijon online 80 mijë studentë do të bëhen një brez i humbur për shkak të njohurive të humbura.
“Studentët që kanë diplomuar këtë vit master, kanë diplomuar pothuajse online. Studentët që janë këtë vit në master në vit të dytë kanë bërë gjysmën e studimeve online. Studentët që janë në bachelor në vit të tretë këtë vit, kanë bërë dy të tretën e studimeve online, ata që janë në vit të dytë kanë gjysmën. Tani në këto kushte kur kaq është efiçenca e mësimit online ne nuk mund të gënjejmë veten dhe të themi që po përgatisim studentët,” – tha Tafaj.
Ish-ministri tregoi se UNESCO vitin e kaluar botoi një raport dhe tha që janë 800 milionë nxënës dhe studentë në gjithë botën që po bëhen një brez i humbur. Sipas tij ky raport përfshinte dhe thirrjen ndaj qeverive që të siguronin një plan rimëkëmbje për të nxënin e studentëve.
Myqerem Tafaj theksoi rëndësinë e vaksinimit duke thënë se ky proces është rruga më e sigurt për të siguruar shëndetin e studentëve dhe vazhdimësinë e vitit akademik.
Studentet e kanë ngritur si problem dhe as studentët, as pedagogët, as shoqëria nuk pranon që të kemi një brez të humbur, tha ish-ministri.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania