Nesër dita e parë pa qese plastike, çfarë thonë ekspertët?

31 Maj 2022 | 08:50

Xhemal Mato ekspert mjedisi tha për “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se qëllimi i nismës së 1 qershorit është zëvendësimi i qeseve plastike dhe jo gjobitja e qytetarëve.

Duke qenë se vendimi u morr, duhet studiuar tamam në mënyrë që të nxirren dhe politika plotësuese, përkundrazi kjo do të jetë vetëm çështje detyrimi dhe nuk do jetë një iniciativë e qëndrueshme.

Sipas ekspertit qeset e kartonit jo vetëm kushtojnë më shumë dhe është problem ekonomik, por për t’i prodhuar duhen prerë më shumë dru që është dhe një problem global.

“Është e nevojshme që procesi të mbështetet nga rregulla e ligje që ta bëjnë procesin e heqjes së qeseve plastike të qëndrueshëm,” – u shpreh Mato.

Ndërkohë ambientalisti Lavdosh Ferruni tha se nisma do të jetë e vështirë të zbatohet sepse qytetarët nuk janë të mësuar. Sipas tij në një fazë fillestare qeset e kartonit duhen dhënë dhe falas derisa të mësohen të marrin trastat me vete.

Për Ferrunin rebelimi i qytetarëve apo sulmimi i qeverisë është i panevojshëm duke qenë se kjo është një iniciative shumë e mirë.

“Besoj se nesër shqiptarët do e respektojnë këtë vendim dhe Shqipëria do të jetë më e pastër,” – u shpreh ambientalisti.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026