Nesër “Dita e Verës”, Elbasani dhe Tirana, epiqendra të festimeve
Dita e verës në Tiranë, ashtu si çdo vit, do të ketë një ‘buqetë’ të madhe me aktivitete të planifikuara nga bashkia.
Mbi 35 aktivitete në më pak se 24 orë, që përfshijnë çdo grupmoshë po bëhen gati për nesër.
Muzikë, sport, panair ushqimi, cirk, ballokumet dhe vënia e veroreve janë disa nga ato që nesër do të shijojnë qytetarët gjatë ditës, me orare të ndara ku janë menduar të ngrihen podiume për muzikë dhe ambiente për fëmijët.
Marketet artizanale dhe prodhimet bujqësore të zonës do të nxiren në panair. Ndërkohë përveç bluve të policisë që do të jenë në gatishmëri për mbarëvajtjen e Ditës së Verës, bulevardi dëshmorët e kombit dhe shumë arterie të tjera kryesore të kryeqytetit do të jetë të bllokuara dhe ndalohet qarkullimi i automjeteve që sot në mesnatë.
Disa nga emrat më në zë në muzikës do të performojnë në podiumin në ngritur për koncertet.
Ndërohë që edhe Elbasani ka një axhendë të ngjeshur me aktivitete të planifikuara për nesër, ku do të jetë për 24 orë “kryeqytet i festës”.
Vizita e krerëve më të lartë të shtetit ashtu si çdo vit, tradita e ballokumes dhe verores, spektaki i fishekzjarreve që bëhet mbrëmjen e sotme dhe parada e karnavaleve, janë disa nga aktivitetet në listën e ideuar nga bashkia.
Mbrëmja do të mbyllet me koncertin e madh në sheshin Gensher.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë