Nesër imuniteti i Ballukut, gazetarja: Ja porosia e Ballës për socialistët
Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu në një lidhje live nga Kuvendi për emisionin “Now” me Erla Mëhillin ka zbuluar detaje nga seanca plenare e së enjtes ku pritet të zhvillohet edhe protesta e opozitës. Gazetarja gjatë fjalës së saj u shpreh se situata aktualisht para Kuvendit është e qetë dhe se kanë nisur të merren masat e para.
Ajo theksoi se deputetët socialistë janë lajmëruar që nesër të paraqiten më herët në seancë, që prej orës 8:30 të mëngjesit. Po ashtu deputetëve socialistë iu është bërë me dije se çdo mungesë e tyre në seancë do të cilësohet si shkelje e vendimit të grupit të PS.
“Situata paraqitet e qetë, të vetmit të cilët janë prezentë jane forcat e policisë të cilat kanë rrethuar një periumetër të caktuar përgjatë oborrit te Kuvendit të Shqipërisë ndërsa pjesa tjetër vijon normalisht. Duke nisur edhe nga qarkullimi i automjeteve pranë rrugën e Elbasanit ku qarkullimi do të bllokohet vetëm ditën e nesërme nga ora 10 deri në përfudnimin e protestës”, tha ajo.
“Do doja të ndalesha edhe tek një porosi që ka qenë ditën e hënë në mbledhjen e grupit parlamentar socialist nga Tauland Balla. Në momentin kur ka përfunduar pjesa mediatike dhe ka vijuar mbledhja e grupit parlamentar. I ka porositur grupin parlamentar socialist se çdo mungesë në seancë plenare do të trajtohet si prishje e vendimit të grupit parlamentar. Ndaj dhe socialistët dhe deputetët do të jenë të kujdesshëm për të qenë prezent të gjithë ditën e nesërme në seancë plenare”, shtoi gazetarja.
Ndërsa sa i përket seancës në Parlament, gazetarja u shpreh se në pikën e parë të rendit të ditës do të jetë kërkesa e SPAK-ut për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.
“Kërkesa e SPAK e mbërritur në Kuvendin e Shqipërisë më 16 dhjetor 2025 do të votohet nesër në Parlamentin e Shqipërisë, ajo do të vendoset si pikë e parë në rendin e ditës. Fjalën e ka deputeti për të bërë sqarime dhe për t’iu përgjigjur pytjeve të kolegëve.
Do të lexohen raportet e secilës palë për kërkesën e SPAK. Raporti i Këshillit nuk është objekt diskutimi. Do te kalohet në procesin e votimit”, tha ajo.
Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
“Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid