Nesturi: Kosova s’po prodhon asgjë, pse nuk e pranon Ballkanin e Hapur?
Analisti Plator Nesturi e cilësoi mendjengushtësi nga ana e qeverisë së Kosovës refuzimin e propozimit që vjen nga Shqipëria për t’iu bashkuar Ballkanit të Hapur.
Në emisionin Now në Euronews Albania Nesturi sugjeroi që Kosova të mbështesë një politike aktive që të mbrojë jo vetëm interesat e vendit, por edhe të qytetarëve të cilët sipas tij janë sot më të izoluar se kurrë për shkak të politikave të gabuara.
“Nuk shoh që Kosova ka prodhuar ndonjë politikë tjetër, ndonjë iniciativë tjetër, dhe ngelet shteti më izoluar në Evropë, jo për faj të saj por edhe për faj të saj. Duhet një politikë aktive, që të mbrojë jo vetëm interesat e vendit por edhe qytetarëve. Kemi një brez të ri që është më i izoluar se prindërit e tyre që lëviznin pa viza. Të jesh kaq i vëmendshëm për të thënë jo për gjithçka vjen nga Shqipëria nga po të vijnë të gjitha marrëveshjet, për mua tregon mendjengushtësi”, tha Nesturi.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 13:13 Protesta para Parlamentit, Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuar, “detyrim paraqitje” për të tjerët
- 12:55 Lamallari reagon pas incidenteve te Komisariati Nr. 3: Dhuna ushqehet nga gjuha e urrejtjes
- 12:28 Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë
- 12:19 I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro
- 12:16 Lutjet mortore për Khamenein mbahen pa Mojtaban; djemtë e tjerë marrin pjesë
- 12:13 Motorë dhe adrenalinë – Korça u gjallërua për dy net nga Moto & Rock Festival