Netanyahu: Irani është në rënie, ne jemi në ngritje

23 Mars 2026 | 16:04

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli po përgatitet të çojë Iranin në vende ku nuk kanë qenë kurrë më parë, ndërsa nënvizoi avantazhin e Tel Avivit ndaj Teheranit.

Në një video të publikuar në mediat sociale, Netanyahu shihet duket duke folur me kryetarin e Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes, Boaz Bismuth.

Nuk është e qartë nëse biseda e regjistruar u zhvillua para apo pas njoftimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, se bisedimet me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit ishin duke u zhvilluar.

Në video, Bismuth i thotë Netanyahut: “Dëgjoj se iranianët duan ta mbyllin çështjen… nuk duhet të ketë një marrëveshje të keqe me ta”.

“Po punojmë për ta çuar Izraelin në vende ku nuk ka qenë kurrë më parë, dhe gjithashtu Iranin në vende ku nuk ka qenë kurrë më parë. Ata janë në rënie, ne jemi në ngritje”, u përgjigj Netanyahu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka bërë thirrje për një zgjerim eksponencial të arsenalit bërthamor të vendit, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve...
08:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026