Netanyahu jo më kryeministër, por merr drejtimin e opozitës izraelite

14 Qershor 2021 | 08:50

Pak orë pasi parlamenti që miratoi ngushtësisht koalicionin e ri me vetëm një votë diferencë, kryeministri i ri Naftali Bennett iu drejtua kabinetit të tij, duke premtuar se do t përpiqet të “shërojë” një vend të përçarë.

Bennett do të kryesojë një administratë të brishtë që përbëhet nga tetë parti me dallime të thella ideologjike.

“Tani populli i Izraelit, të gjithë, po na shikojnë dhe barra e provës është mbi ne. Ne do të punojmë së bashku në partneritet, me përgjegjësi në mënyrë që të rregullojmë përçarjen në vend”, deklaroi Naftali Bennett, kryeministër i Izraelit.

Nacionalisti i krahut të djathtë Bennett do të jetë kryeministër deri në shtator 2023 si pjesë e një marrëveshje për ndarjen e pushtetit. Pastaj ai do t’ia dorëzojë Yair Lapid.

“Ajo që e krijoi këtë qeveri është miqësia dhe besimi. Ajo që do të mbajë këtë qeveri është miqësia dhe besimi. Nëse ne do të dimë si t’i besojmë dhe mbështesim njëri-tjetrin, të punojmë së bashku për ta bërë atë të funksionojë, do të funksionojë”, tha Yair Lapid, ministër i Jashtëm i Izraelit.

Njeriu që ata kanë larguar nga pushteti është Benjamin Netanyahu.

Ai ka dominuar politikën izraelite për vite me radhë.

Ai nuk do të dorehiqet, por do të drejtojë opozitën si kreu i partisë së krahut të djathtë Likud.

“Nëse është fati ynë të jemi në opozitë, ne do ta bëjmë këtë me kokën lart derisa të heqim këtë qeveri të rrezikshme dhe të kthehemi për të udhëhequr vendin në rrugën tonë”, deklaroi Benjamin Netanyahu.

Largimi i Netanyahut u festua në rrugët e Izraelit.

LEXONI GJITHASHTU:

Parlamenti i Izraelit voton qeverinë e re, merr fund dominimi i Netanyahu-t

G7 do dhurojë një miliard vaksina deri në fund të 2022, konfirmon kryeministri Johnson

Takohen Biden dhe Johnson, Presidenti i SHBA: Kujdes paqen në Irlandën e Veriut

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026