Netanyahu mbron luftën në Gaza në Kongresin amerikan: Lufta jonë, lufta juaj
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shpërtheu ndaj protestuesve që kundërshtojnë luftën kundër Hamasit në Gaza, duke i cilësuar manifestuesit si “idiotët e dobishëm të Iranit”.
Gjatë një fjalimi në Kongresin amerikan, kryeministri përdori një ton luftarak, teksa u zotua se do të vazhdojë të luftojë derisa të arrijë fitoren.
Netanyahu iu drejtua ligjvënësve amerikanë duke thënë se, kanë të njëjtët armiq. “Kur ne luftojmë me Iranin, ne luftojmë armikun më radikal dhe më gjakatar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lufta jonë është edhe lufta juaj dhe fitorja jonë do të jetë edhe e juaja”, tha Netanyahu.
Duke reaguar ndaj braktisjes së fjalimit të tij nga shumë kongresmenë demokratë, Netanyahu theksoi se Amerika dhe Izraeli duhet të vazhdojnë partneritetin.
“Që forcat e qytetërimit të triumfojnë, Amerika dhe Izraeli duhet të jenë së bashku. Sepse kur jemi së bashku ndodh diçka shumë e thjeshtë; ne fitojmë dhe ata humbin”, vijoi Netanyahu.
Por ovacionet e shumta nuk mundën ta fshihnin faktin se të paktën 39 ligjvënës munguan gjatë fjalimit. Thuajse të gjithë ata ishin demokratë dhe mes tyre ishte edhe ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, e cila tha se vizita e Netanyahut kishte qenë e papërshtatshme. Edhe zëvendës presidentja Kamala Harris nuk e ndoqi fjalimin për shkak të agjendës së ngarkuar.
I vetëdijshëm se Donald Trump mund të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, Netanyahu e falënderoi atë për zhvendosjen e ambasadës amerikane në Jerusalem dhe për njohjen e sovranitetit izraelit në Lartësitë Golan, një territor që Izraeli ia mori Sirisë në vitin 1967.
LEXONI GJITHASHTU:
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
Zjarre të mëdha në Kanada, përfshihet nga flakët dhe një tren mallrash me punëtorë brenda
- 21:35 14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
- 21:31 Berisha sqaron debatin me Ilirjana Kuçanajn: Rezoluta nuk u shqyrtua, nuk ishte paraqitur sipas statutit
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera