Netanyahu nominon për “Çmimin e Izraelit” Donald Trumpin

13 Tetor 2025 | 13:26

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka nominuar presidentin amerikan, Donald Trump me çmimin më të lartë vendit. Sipas Netanyahut dëshiron që Trumpit ti jepet ky çmim si miku më i madh të Izraelit si dhe është nominimi i parë i një shtetasi jo izraelit.

“Dua që të marrësh Çmimin e Izraelit, çmimin tonë më të lartë për mikun tonë më të madh”, tha Netanyahu.

Kryeministri izraelit gjatë fjalës së tij theksoi se Trump i qëndroi pranë Izraelit në momente të vështira ku sipas tij shumë e braktisën. Ai e falenderoi presidentin amerikan për ndihmën dhe arritjen e një marrëveshjeje ku u bë e mundur kthimi i pengjeve.

“Kur të tjerët ishin të dobët, ju ishit të fortë. Kur të tjerët ishin të frikësuar, ju ishit të guximshëm. Kur të tjerët na braktisën, ju qëndruat në krahun tonë. Në emër të qeverisë dhe popullit të Izraelit, ju falënderoj për miqësinë tuaj të jashtëzakonshme, ju falenderoj që na ndihmuat të sjellim pengjet tona në shtëpi, ju falënderoj që mbështetët marshimin e Izraelit drejt fitores dhe ju falenderoj që hapët një rrugë drejt paqes”, tha Netanyahu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja drejt ndalimit të duhanit dhe cigareve elektronike në plazhe e ambiente publike, drafti shkon në Kuvend

Qeveria spanjolle njoftoi këtë të martë se dëshiron të ndalojë pirjen e duhanit dhe përdorimin e cigareve elektronike në dyqanet e jashtme dhe në plazhe,...
19:43 | 21/07/2026

“Sfiduan” paralajmërimin e Iranit, Bullgaria miraton vendosjen e avionëve ushtarakë amerikanë në bazën e Bezmerit

Komisioni parlamentar i Mbrojtjes i Bullgarisë miratoi të martën një propozim qeveritar për të lejuar vendosjen e përkohshme të avionëve cisternë amerikanë për furnizim me...
19:37 | 21/07/2026

Irani paralajmëron Bullgarinë: Nëse lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja, do të jeni bashkëfajtorë në krime lufte

Irani e paralajmëroi Bullgarinë të martën kundër lejimit të SHBA-së të përdorë territorin e saj për operacione ushtarake kundër Teheranit, duke thënë se një veprim...
19:30 | 21/07/2026