“Nga 1 korriku nis programi “Dyfisho Ndërmarrjen tënde'”, Ibrahimaj: 250 mln euro fond në dispozicion të bizneseve
Pas mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, deklaroi se më 1 korrik nis programi “Dyfisho ndërmarrjen tënde”.
Sipas saj, ky program do të financojë bizneset me normë interesi nga 2 deri në 3 për qind, ku në të cilën janë investuar 250 mln euro fond në dispozicion për bizneset.
“Programi dyfisho ndërmarrjen tënde do të hapë dyert nga data 1 korrik. Bizneset nga të gjitha qarqet e vendit të informohen dhe të financohen nga ky instrument, falë bashkëpunimit me Bankën e Shqipërisë, që i ka vënë në dispozicion qeverisë shqiptare 250 milionë euro.
Bizneset do financohen me normë interesi nga 2 deri në 3 përqind. Bizneset të informohen mbi potencialet që kanë programet, që të rrisim produktivitetin, që të rrisim eksportet dhe me qëllim aksesi në tregun europian. Qeveria do të vijojë të mbështesë bizneset.
Ne rishikuam Strategjinë Kombëtare të Punësimit, që të zgjerojmë aktivitetin e garancisë rinore, që iu dedikohet të rinjve dhe të rejave, që duan të punësohen. Nëse nuk kanë një aftësi, kanë mundësi që të aftësohen.
Programi Hospitality Albania është program, që parashikon menaxhimin e Strukturës Qeveritareve në Vlorë dhe në Velipojë. Qëllimi i programit është që asetet shtetërore të rikualifikohen dhe të shfrytëzohen me qëllim fitimi, në bashkëpunim me privatin. Prona shtetërore në asnjë rast nuk i transferohet privatit”, u shpreh Ibrahimaj .
Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur
Braçe pas lajmit për përplasjen me Ramën: Nuk më nxori njeri jashtë, të bëhet shembull ai që tregoi se çfarë ndodhi në mbledhje
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng