Nga 1 shkurti vendoset biletë 2 euro për të parë nga afër Shatërvanin Trevi

19 Dhjetor 2025 | 19:08

Kryetari i bashkisë së Romës, Roberto Gualtieri, konfirmoi se italianët dhe turistët e huaj që dëshirojnë të vizitojnë Shatërvanin e Trevit nga 1 shkurti do të duhet të paguajnë një biletë prej 2 eurosh.

Vetëm banorët e kryeqytetit italian do të vazhdojnë të kenë akses falas në monument, i cili tërheq mijëra njerëz çdo ditë.

“Nga 1 shkurti, po prezantojmë një biletë për gjashtë vende në kryeqytetin italian, përfshirë Shatërvanin e Trevit,” tha Gualtieri. Hyrja në pesë vendet e tjera do të kushtojë pesë euro.

Shatërvani i Trevit është në krye të listës për shumë vizitorë që udhëtojnë drejt Romës. Të bësh një dëshirë dhe të hedhësh një monedhë në ujë është një traditë kaq e thellë sa autoritetet mbledhin mijëra euro në javë, të cilat më pas i dhurohen organizatës bamirëse Caritas.

Midis 1 janarit dhe 8 dhjetorit, rreth nëntë milionë turistë vizituan vendin pikërisht përpara shatërvanit, mesatarisht 30,000 njerëz në ditë. Këshilli i qytetit vlerëson se tarifa e hyrjes në Shatërvanin e Trevit mund të gjenerojë 6.5 milionë euro në vit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka konfirmuar se administrata amerikane po heton pretendimet se Irani mund të ketë vendosur dronë në Kubë. Duke...
11:01 | 14/07/2026

Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30

Numri i të vdekurve nga zjarri në një pub të mbushur me njerëz në kryeqytetin tajlandez Bangkok u rrit në 30 të martën, sipas zyrtarëve...
10:24 | 14/07/2026

Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Sekretari i shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, nisi të hënën një fushatë për të shpërbërë Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke pretenduar se tribunali global po...
10:12 | 14/07/2026