Nga 2026, bonus mujor për çdo fëmijë deri në moshën 5 Vjeç

31 Korrik 2025 | 16:31

 

Ekspertët thonë se nisma ka disa paqartësi, por mund të ndikojë në shtimin e lindjeve

Nga 1 janari 2026, bonusit të bebeve do t’i ndryshojë krejtësisht forma.

Në vend të çekut që jepet një herë në lindje, prindërit do të përfitojnë një shumë mujore për çdo fëmijë deri në moshën pesë vjeç.

Pagesat nisin nga 5 mijë lekë në muaj, për fëmijën e parë, 7 mijë lekë për fëmijen e dytë dhe 10 mijë lekë për fëmijën e tretë, pagesa që do të jenë për 5 vite.

-Fëmija i parë: 5 000 lekë/muaj (60 000 lekë/vit)

-Fëmija i dytë: 7 000 lekë/muaj (84 000 lekë/vit)

-Fëmija i tretë e më shumë: 10 000 lekë/muaj (120 000 lekë/vit)

“Të gjithë e dinë sa kushton të rrisësh një fëmijë sot – që nga pelenat, deri te qumështi. Në këto kushte, ato 40 mijë lekë, 80 mijë lekë apo edhe 120 mijë lekë që jepeshin njëherësh, nuk mbulonin thuajse asgjë.Vetëm shpenzimet minimale mujore për një fëmijë sot janë mbi 10 mijë lekë të reja.  Ndaj kalimi nga një bonus i njëhershëm në një mbështetje mujore është një hap pozitiv.”-tha Klodian Muça.

Sipas INSTAT, vetëm në tremujorin e parë të vitit 2025 lindjet kanë rënë me mbi 14% krahasuar me vitin e kaluar. Në vend u regjistruan vetëm 4.662 lindje.

“E vetmja paqartësi mbetet: a do të nisë zbatimi i skemës më 1 janar 2026, apo do të përfshijë edhe fëmijët e lindur gjatë vitit 2025? Nga ana tjetër, duhet marrë parasysh edhe ndikimi në buxhet.”-vijon Muça.

Megjithatë për ekspertët ky ndryshim mund të përmirësojë sadopak mirëqenien familjare dhe të jetë një nxitje për të rinjtë që të krijojnë familje.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026

Kriza SHBA-Iran godet tregjet, nafta shënon rritje dhe reflektohet edhe në karburantet në Shqipëri

Prishja e armëpushimit SHBA-Iran ka rikthyer rritjen e çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare, ndërsa efektet kanë nisur të ndihen edhe në tregun vendas. Në...
16:25 | 22/07/2026

“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve

Gazetari Teodor Gjerga raportoi nga Shkodra për emisionin “Now me Erla Mëhillin” mbi ecurinë e sezonit turistik në këtë qytet dhe zonat përreth. Sipas tij,...
22:29 | 21/07/2026