Nga 6 shtatori, Britania e Madhe do të ketë një kryeministër të ri
Boris Johnson e përfundon detyrën e kryeministrit më 6 shtator, një afat i vendosur nga liderët e Partisë Konservatore.
Më 5 shtator, shpallet emri fitues i kandidatit konservator i cili do të pasojë Johnson si kryetar i Konservatorëve e si kryeministër. Në garë deri më tani, zyrtarisht janë 11 zyrtarë.
Ata që duan të kandidojnë do të duhet të sigurojnë mbështetje nga 20 kolegë të tyre deputetë për t’u futur në votim.
Votimi nis të mërkurën dhe priten votime të njëpasnjëshme derisa të mbeten vetëm dy kandidatë.
Më pas, janë anëtarët e Partisë Konservatore në bazë ata duhet të vendosin. Boris Johnson duket se nuk e ka një favorit.
“Puna e kryeministrit në këtë fazë është të lërë partinë të vendosë, le të vazhdojë me punën. Funksioni kushtetues i kryeministrit në këtë situatë është të vijojë mandatin dhe këtë po bëj” u shpreh Johnson.
58-vjeçari u detyrua të jepte dorëheqjen javën e kaluar pas dorëheqjeve të njëpasnjëshme të ministrave të shkaktuara nga një seri skandalesh rreth sjelljes personale dhe profesionale të kryeministrit.
LEXONI GJITHASHTU
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë