“Nga gjërat e bukura që ka falur Zoti”, Papa Françesku flet me të rinjtë për seksin

6 Prill 2023 | 16:42

Disney+ ka publikuar një dokumentar të quajtur “The Pope Answers”, i cili paraqet një takim që Papa Françesku pati me 10 persona në fillim të të 20-tave në vitin 2022.

Në këtë dokumentar Papa u pyet për seksin, personat LGBT+, abortin e shumë të tjera.

Ati i Shenjtë i cilësoi marrëdhëniet seksuale si “një nga gjërat e bukura që Zoti i ka dhënë njeriut”.

86-vjeçari tha se personat LGBT+ ishin të mirëpritur në kishën katolike. Papa u pyet gjithashtu nëse ai e dinte se çfarë është një “person jo-binar”, dhe ai u përgjigj pozitivisht.

“Të gjithë njerëzit janë fëmijë të Zotit, të gjithë njerëzit. Zoti nuk refuzon askënd, Zoti është baba. Dhe unë nuk kam të drejtë të përjashtoj askënd nga Kisha,” u shpreh ai.

Për abortin, Papa Françesku tha se priftërinjtë duhet të jenë “të mëshirshëm” ndaj grave që kanë ndërprerë shtatzëninë, por tha se kjo praktikë mbetet e papranueshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vidhen bizhuteri me vlerë rreth 4 milionë euro në muzeun ‘Lalique’ në Francë, nisin hetimet

Bizhuteri me vlerë miliona euro u vodhën të dielën gjatë një grabitje në muzeun e prodhuesit francez të qelqit luksoz Lalique, thanë kompania dhe një...
10:19 | 06/07/2026

Skandali ndërkombëtar, zbulohet nga Europol rrjeti i burrave që drogonin gratë e tyre e më pas i dhunonin

Burra që përdhunojnë gra. Bashkëshortet, partneret, shoqet: i mpinin me drogë dhe medikamente, të cilat ua jepnin pasi kishin mësuar në internet se si ta bënin. Tronditja...
09:32 | 06/07/2026

‘Rreziku është që Rusia të bëhet e dëshpëruar’! Ishulli suedez i Detit Baltik përgatitet për pushtim

Vetëm katër muaj më parë, Ella Adman sapo kishte mbaruar shkollën dhe nuk kishte mbajtur kurrë më parë armë. Tani, duke qëndruar në hije midis...
08:48 | 06/07/2026