Papagajtë bien në dashuri, jo vetëm me njeri-tjetrin por edhe me të zotin e tyre!
5 prilli është caktuar si dita simbolike e zogjve, gjatë të cilës të rinjtë, abientalistët apo ata që kujdesen për zogjtë japin kontributin e tyre modest për mbrojtjen e zogjve dhe shpendëve në përgjithësi, duke vendosur fole apo edhe ushqime sidomos në ato zona ku dimri ikën shumë vonë dhe ushqimi në natyrë është pothuajse i mbaruar.
Lajza Koxha, sipërmarrëse në një dyqan zogjsh tregoi në emisionin GoodMorning Albanians se zogjtë, zakonisht papagajtë fillojnë që të vegjël që të lidhen me njerëzit, por zakonisht ata kanë nevojë që të rrinë çift në kafaz.
Ajo tha se papagajtë janë zogj që dashurohen jo vetëm me njëri-tjetrin, por edhe me të zotin e tyre kur ai kujdeset shumë për ta dhe u fal dashuri.
“Papagajtë janë zogj që dashurohen edhe me vetë personin që e mirëmban. Nëse personi i dhuron dashuri gjatë gjithë kohës ata krijojnë një lidhje shpirtërore me të zotin e tyre”, tregoi Koxha.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 11:37 U arrestua 3 ditë më parë në Dhërmi, Gjykata e Vlorës cakton masën “arrest në burg” për Granit Pepnikën
- 11:30 ‘Karta Trump’, reagime dhe meme virale ndaj anulimit të diskutueshëm të kartonit të kuq të Balogun nga FIFA
- 11:14 Ish-ministri Oketa: Në kujtesën time, klubi Partizani ka pasur zero interes për Ministrinë e Mbrojtjes
- 11:06 Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha
- 10:59 Kujdes nga e enjtja, rikthehet vala ekstreme e të nxehtit
- 10:54 Pango tha se privatizimi i Kompleksit “Partizani” u kërkua i përshpejtuar, reagon Berisha pas dëshmisë së ish-ministrit të tij