Nga Gjermania për pushime në Turqi, misteri mbi vdekjen e familjes me 4 anëtarë

20 Nëntor 2025 | 09:11

Policia turke po heton rastin e një familje me katër anëtarë nga Hamburgu, Gjermani, që vdiqën gjatë pushimeve në Stamboll, dyshohet si pasojë e helmimit kimik.

Familja Böcek u sëmur më 12 nëntor pas një dite vizitash dhe konsumimi të ushqimit në rrugët e qytetit, sipas agjencisë shtetërore turke të lajmeve, Anadolu.

Fillimisht ata u trajtuan për helmim nga ushqimi, dhe dolën nga spitali, por më vonë u kthyen me simptoma që përkeqësoheshin.

Dy fëmijët, Kadir, 6 vjeç, dhe Masal, 3 vjeç, vdiqën të enjten, nNëa, Cigdem, 27 vjeç, vdiq një ditë më vonë.

Babai, Servet, 38 vjeç, ishte në gjendje kritike gjatë fundjavës dhe ndërroi jetë të hënën.

Fillimisht autoritetet menduan se shkak ishte helmimi nga ushqimi dhe arrestuan shitësit në rrugën turistike Ortaköy të Stambollit.

Megjithatë, hetuesit zhvendosën fokusin te pesticidet pasi dy turistë të tjerë, që qëndronin në të njëjtin hotel, u shtruan në spital të shtunën.

Mediat turke raportuan se një produkt për vrarjen e pleshtave ishte spërkatur në një dhomë në katin përdhes dhe mund të kishte përfunduar në dhomën e familjes përmes sistemit të ventilimit.

Hoteli në qytetin e vjetër të Stambollit është mbyllur nga autoritetet e bashkisë, në pritje të rezultatit të hetimit.

Ekipet mjeko-ligjore mbledhën mostra nga çarçafët, jastëkët, shishet e ujit dhe batanijet.

Raporti paraprak mjeko-ligjor tha se nevojiten analiza të mëtejshme, por besohet se një toksinë mjedisore ishte shkaku kryesor i vdekjes, ndërsa helmimi nga ushqimi konsiderohet më pak i mundshëm.

“Duke marrë parasysh incidentin, historinë mjekësore dhe faktin se dy persona të tjerë nga i njëjti hotel u shtruan me simptoma të ngjashme, besohet se nëna, babai dhe fëmijët kanë vdekur si pasojë e helmimit kimik nga mjedisi i hotelit,” thuhet në raport, sipas Anadolu.

Shtatë nga 11 të dyshuarit e ndaluar janë dërguar në gjykatën kryesore të Stambollit dhe janë në pritje të procedurave të mëtejshme.

Familja është varrosur në qytetin e tyre të lindjes, Bolvadin, në Turqinë qendrore. Babai i Cigdem, Mehmet Celik, u shpreh për median turke: “Vajza ime kishte përfunduar së fundmi rinovimin e shtëpisë së verës me shpresën që një ditë të jetonte aty. Ata vdiqën pa mundur kurrë të flinin në të.”

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tymi i zjarreve në Kanada mbulon disa vende në SHBA

Tymi i dendur nga qindra zjarre në Kanada mbuloi një pjesë të madhe të SHBA-së nga Midwest në Verilindje të enjten, duke nxitur paralajmërime nga zyrtarët që banorët duhet...
18:35 | 16/07/2026

“Malvinas janë argjentinas”, Britania thirrje FIFA-s të hetojë Argjentinën për banderolën që shfaqën lojtarët

Qeveria britanike i kërkoi të enjten FIFA-s të hetojë ekipin e Argjentinës pasi lojtarët që festuan fitoren 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës me një banderolë që pretendonte...
18:15 | 16/07/2026

U vonuan për shkak të luftës me Iranin, Estonia: Armët amerikane do të mbërrijnë në muajt e ardhshëm

Ministri estonez i Mbrojtjes, Hanno Pevkur njoftoi të enjten se dërgesat e armëve amerikane të cilat u pezulluan përkohësisht për shkak të luftës në Iran...
18:00 | 16/07/2026