Nga interpelanca me Ibrahimajn te zgjedhja e 5 anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të BSH, rendi i ditës në Kuvend

19 Shkurt 2026 | 08:32

Në Kuvend këtë të enjte do të mbahet seanca e radhës plenare e cila do të nisë  në orën 10:00. Gjithashtu seancës pritet të zhvillohet një interpelancë me ministren e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Kjo interpelancë është kërkuar nga kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj dhe Erald Kapri. Gjithashtu pritet të diskutohet për ndryshimet ligjore në nenin 242 në Kodin e Procedurës Penale.

Sipas rendit të ditës do të diskutohen disa pika ndër të cilat do të jetë edhe zgjedhja e 5 anëtarëve mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Nga 5 anëtarët, 3 emra janë si përzgjedhje e PS-së përkatësisht  Selami Xhepa, Holta Zaçaj dhe Matilda Shehu. 2 emra të tjerë janë përzgjedhje e kryeministrit Edi Rama në bazë të aplikimeve që kanë shkuar në qeveri përkatësisht, Ervin Mete dhe Jonida Prifti.

Rendi i ditës:

I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 19.2.2026, ora 10:00.

II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:

1.  Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 12.2.2026.

2.  Njoftime.

3. Interpelancë me Ministrin e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, kërkuar nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

4. Projektligji “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”.

5. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018, “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë””.

6. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

7. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë””.

8. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

9. Projektligji “Për statusin e minatorit”.

10. Projektligji “Për domosdoshmërinë e kryerjes së analizave laboratorike për ndotësit ushqimorë”.

11. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 43/2023, “Për qeverisjen elektronike””.

12. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

13. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

14. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

15.Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

16. Projektvendimi “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”.

17. Projektvendimi “Për miratimin e planit vjetor 2026, “Për zbatimin e programit të statistikave zyrtare 2022-2026”.

18.Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit parlamentar që do të shqyrtohet.

IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shoqërohen 6 protestues”, Agron Shehaj: U dhunuan hapur përpara kamerave

Agron Shehaj i është bashkuar turmës së protestuesve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Shehaj deklaroi për mediat se janë 6 protestues të arrestuar për...
14:40 | 30/06/2026

Qëllohet sërish me vezë makina e një prej deputetëve (VIDEO)

Vijojnë të mbeten të larta tensionet përpara Parlamentit, ku po mbahet seanca plenare e radhës. Ndërkohë që brenda sallës deputetët po vijojnë debatet dhe diskutimet...
12:47 | 30/06/2026

Bardhi kërkoi të anulohet koncerti i Kanye West, Gonxhe: Ti merrni të keqen, do jetë eventi më i rëndësishëm i Shqipërisë

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i kërkoi mazhorancës të anulonte koncertin e artistit Kanye West, duke e cilësuar atë si simbol të...
11:58 | 30/06/2026