“Nga mali në mal për të shkuar në shtëpi”, banorët kërkojnë ndërhyrje në aksin e bllokuar prej nëntë ditësh
Prej 9 ditësh, segmenti rrugor në zonën “Arrat e Gurres”, në fshatin Dragostunjë, në aksin Librazhd–Prrenjas, vijon të mbetet i bllokuar, duke lënë të izoluar banorët dhe duke paralizuar transportin publik. Të prekur nga kjo situatë janë shoferët e linjave të autobusëve, të cilët prej ditësh nuk ushtrojnë aktivitetin e tyre. Ata deklarojnë se humbjet arrijnë në 10–12 mijë lekë në ditë, ndërsa vijojnë të paguajnë taksa dhe detyrime, pavarësisht se janë pa punë.
“Ku llogaritet, moj motër? E mbushim në mëngjes serbatorin me naftë dhe deri në darkë nuk mbaron. Një rrugë ikim nga Dragostunja, një nga Spathari. Sa e vështirë është? Shumë e vështirë, sepse atje nuk ecet dot as në këmbë, jo më me makinë. U trembën njerëzit, tani del aty postobllok. Po nëse nuk i lejoni me makinë, të paktën lërini të kalojnë në këmbë. I nxjerrim njerëzit deri aty dhe pastaj ikin në këmbë me kilometra”, thotë një shofer.
“Ne jemi me licencë, me biznes, kemi humbje të mëdha. Nuk humbasim pak, por gati 10–12 mijë lekë në ditë. Sa ditë kemi pa punë? Që të shtunën në orën 12. Dëmi është shumë i madh. Plus që paguajmë taksa dhe tatime, por jemi pa punë”, thotë një banor.
Qytetarët shprehen se për të përshkuar një distancë që më parë kryhej për pak minuta, tashmë u duhen deri në 8 orë udhëtim përmes rrugëve alternative malore. Sipas tyre, kostot janë rritur ndjeshëm, ndërsa vështirësitë shtohen çdo ditë.
“E vështirë është. Një biletë vajtje është 5 mijë lekë, 5 mijë lekë kthimi – 10 mijë lekë gjithsej. Sa kemi paguar më parë? 1 mijë lekë. Sot duhet të ikim njëherë në majë të malit e pastaj të zbresim këtu. Tërë ditën për të shkuar në shtëpi duhen 8 orë”, thotë një nga qytetarët.
“Shiko tani, unë erdha prej andej të marr ilaçet, edhe ky po ashtu. Nuk po e përballojmë më këtë situatë. Ditë të tëra në vështirësi. Ne jemi prej këtu. Dakord, atij nga Korça i bie të kalojë andej, po ne? Ai thotë është shembur në ‘Portugali’, po a nga Gramshi i bie Portugalia? Jo, as nga Dardha nuk i bie”, thotë një tjetër qytetar.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen e situatës dhe rikthimin e qarkullimit në këtë segment kyç që lidh zonën me Librazhdin dhe Prrenjasin.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 21:12 Qytetarët shfaqin videon e ministres Diella në murin e Kryeministrisë: Deklaroj dorëheqjen, radha juaj Rama
- 21:11 Aktori Mehdi Malkaj në protestë: Nuk ka gjë më të bukur se Shqipëria, ta duam atdheun tonë
- 20:47 Eurodeputetja italiane e pranishme në protestë: Europa nuk është në Bruksel, është këtu
- 20:35 Hungari, centrali bërthamor i Paksit uli prodhimin për shkak të mbinxehjes së ujërave të Danubit
- 20:26 Tërmeti në Venezuelë, avionë amerikanë me ndihma humanitare zbarkojnë në aeroportin e Karakasit
- 20:04 Njëri prej tyre kishte thyer këmbën, shpëtohen dy turistët e bllokuar në Kanionet e Gjipesë (VIDEO)