“Nga orgjitë, te shpërndarja e videove”- Çfarë u gjet në telefonin e mjekut Hasi
Gjykata e Tiranës caktoi masën arrest me burg për mjekun kirurg Dervish Hasi i arrestuar pak ditë më parë për abuzim seksual me një të mitur. Prokuroria ka rikualifikuar veprat penale për të cilat 42 vjeçai do të përballet me ligjin.
Në një seancë me dyer të mbyllura, Gjykata e Tiranës caktoi masën e arrestit me burg për Dervish Hasin, mjekun kirug të arrestuar mbrëmjen e së mërkurës. Prokuroria ka rikualifikuar veprën penale ndaj 42 vjeçarit nga shfrytëzim prostitucioni, në trafikim i të miturve dhe pornografi.
Hasi mësohet se ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave ndërsa edhe avokati i tij ka kundërshtuar interpretimin e fakteve nga organi i akuzës. Hasi dyshohet se ka abuzuar me një të mitur 16 vjeçare prej 2 vitesh ndërsa akuza e pornografisë është shtuar pas materialeve që janë gjetur në celularin e mjekut i cili është pezulluar menjëherë nga detyra në repartin e kardiologjisë në QSUT ndërsa ai ka punuar edhe në spitale të njohura private në kryeqytet.
Mjeku mësohet se bashkëjetonte me 3 gra edhe pse kishte vetëm një celebrim, marrdhënie prej të cilave kishte disa fëmijë, ndërsa të miturën e prezantonte si bashkëshorten e 4-të.
Të premten Komuniteti Mysliman i shqipërisë u distancua nga rasti i mjekut besimtar Dervish Hasi duke theksuar se Islami është fe e paqes, moralit të lartë dhe drejtësisë. Emri i mjekut është ekspozuar gjatë hetimeve të SPAK për një rrjet trafikimi armësh dhe municionesh ndërsa në vitin 2019 automjetit të tij të parkuar iu vendos një sasi tritoli.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë