English

“Haremi” i kirurgut/ Teologu: Poligamia e jashtëligjshme, çfarë thuhet në islam

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Teologu Neki Kaloshi ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku foli për rastin e publikuar ditën e djeshme ku një kardiolog është arrestuar pasi prej dy vitesh shfrytëzonte një të mitur për prostitucion.

- Advertisement -

Bëhet fjalë për Dervish Hasin, i cili kishte pasur marrëdhënie seksuale me 16-vjeçaren që kur kjo ishte ende 14 vjeçe. Hasi i cili pretendon ti përkasë besimit mysliman kishte 3 gra ndërsa të miturën e prezantonte si gruan e katërt të tij.

Teologu Kaloshi tha se sa kohë ligji shqiptar e ndalon poligaminë, ajo është e papranueshme në fenë islame.

“Sipas legjislacionit islam, poligamia ka rregullat e saj, por gjithmonë në kuadër të legjislacionit islam, i cili i garanton të drejta të gjithë pjesëtarëve të familjes. Implementimi i poligamisë në mënyrë të jashtëligjshme është i papranueshëm. Legjislacioni në fuqi në Shqipëri duhet të respektohet nga të gjithë besimtarët”,-tha teologu ndërsa shtoi se prindërit kanë përgjegjësi ndaj vajzave të tyre. Sipas tij ata duhet të tregojnë maksimumin e mbështetjes ndaj tyre.

“Dua të theksoj se sipas legjislacionit islam, bashkëshorti  duhet të plotësoj disa kritere për t’u martuar me një grua jo më me disa. Ai ka të gjitha detyrimet ndaj bashkëshortes së tij, duke futur të gjitha shpenzimet, strehimin dhe krijimin e komoditetit për bashkëshorten. Kur flasim për më shumë se sa një grua, islami e njeh në parim pasjen e më shumë se një grua, por islami është një fe për të gjithë popujt, ndaj përshtatet sipas vendeve.

Duke qenë se në vendin tonë është e ndaluar me ligj martesa me më shumë se një grua, kjo po nuk u lejua me ligj nuk është e lejuar në islam. Sa i përket moshës, në fenë islame nuk janë të lejuara marrëdhëniet me një femër që nuk ka arritur pjekurinë dhe moshën madhore. Marrëdhënia me të mitur është e ndaluar rreptësisht”,-tha teologu.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?