Nga partneri tek kolegët, 2022-shi për shqiptarët në aspektin e marrëdhënieve
2022 ka rezultuar një vit i mirë për marrëdhëniet në shumë dimensione nga partnerët tek kolegët për shqiptarët, këtë e vërteton sondazhi i kryer nga Barometri në Euronews Albania.
Të pyetur se si i kanë pasur marrëdhëniet me partnerët e tyre, 78.1% e shqiptarëve janë përgjigjur se kanë patur marrëdhënie të mira dhe vetëm 3% jo të mira, ndërsa 4.8% e tyre kanë pasur marrëdhënie as të mira, as të këqija.
Grupmosha që ka pasur marrëdhënie më të mira me partnerin, është grupmosha 35-44 vjeç me 90.7%, pasuar nga 55-64 vjeçarët me 89.1%, 45-54 vjeçarët me 85.6%, 65-75 vjeçarët me 84.3%, 25-34 vjeçarët me 74.9 dhe më pak marrëdhënie të mira me partnerët kanë patur 18-24 vjeçarët me 37%.
Marëdhënie të mira, shqiptarët gjatë këtij viti kanë pasur edhe me miqtë dhe kolegët. 91.8% e tyre kanë shkuar mirë gjatë 2022 dhe vetëm 1.2% nuk kanë patur marrëdhënie të mira, ndërsa 6.6% kanë pasur marrëdhënie as të mira, as të këqija.
Ndonëse për marëdhëniet me partnerët nuk ka qënë një vit i shkëlqyer, kur vjen puna tek marrëdhëniet me miqtë, grupmosha 18-24 vjeç kryeson grafikun me 97.4%, pasuar nga 35-44 vjeçarët me 94.6%, 25-34 vjeçarët me 92.7%, 55-64 vjeçarët me 90.4% më pas 45-54 vjeçarët 89.7% dhe në fund, 65-75 vjeçarët me 85%.
Situata e marrëdhënieve përmisohet edhe më shumë kur flasim për familjen pasi 96.1% e shqiptarëve kanë patur marrëdhënie të mira, 2.5% as të mira as të këqia dhe 1.4% jo të mira.
Mosha e mesme është ajo që ka marëdhënie më të mira në familje. 35-44 vjeçarët kryesojnë me 97.7% pasuar nga 24-34 vjeçarët me 97.2%, 18-24 vjeçarët me 97%, 55-64 vjeçarët me 96%, 45-54 vjeçarët me 95.3% dhe më pak mardhënje të mira kanë 65-75 vjeçarët me 91.9%.
LEXONI GJITHASHTU
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit




