Nga Topalli te Tom Doshi, cilat janë 10 figurat politike që rikthehen në parlament

21 Gusht 2025 | 14:42

Me nisjen e Kuvendit të ri në shtator, jetës parlamentare do t’i rikthehen 10 figura politike të cilat më herët kanë qenë pjesë e saj.

Kështu, numrin më të madh të rikthimeve e mban Partia Demokratike, me 8 të tilla.

Pas një pause 8-vjeçare, Jozefina Topalli, ish-kryetare e Kuvendit në vitet 2005-2013 dhe deputete deri në vitin 2017, rikthehet sërish në postin e ligjvënëses.

Pasi u shkëput për disa vite nga Partia Demokratike, Topalli, një nga figurat që në 2017 u largua nga Lulzim Basha, u rikthye në parti dhe parlament nga Sali Berisha.

Luciano Boçi dhe Belind Këlliçi po ashtu rikthehen pas një shkëputjeje 2-vjeçare, pasi zgjodhën që në vitin 2023 të hiqnin dorë nga mandati për të garuar për zgjedhjet vendore, respektivisht Këllici në Tiranë dhe Boci në Elbasan.

Klevis Balliu dhe Bardh Spahia janë dy figura që kanë qenë deputetë në Kuvend nga zgjedhjet e 2017-ës, por e ushtruan këtë funksion vetëm 2 vite, pasi opozita në 2019 dogji mandatet.

Gjithashtu, 3 figura të tjera brenda demokratëve që rikthehen janë Gent Strazimiri, Igli Cara dhe Ledina Alolli.

Pasi dha dorëheqjen nga mandati në vitin 2021, Tom Doshi rikthehet sërish në skenën e parlamentit. Ai është një nga 3 deputetët e Partisë Socialdemokrate.

Edmond Haxhinasto, pjesë e Partisë së Lirisë, dikur në Lëvizjen Socialiste për Integrim, rikthehet si deputet pas 6 vitesh.

Në ndryshim nga partitë e tjera, socialistët nuk kanë rikthyer asnjë figurë në parlament, por kanë zgjedhur që të kenë një rinovim të grupit parlamentar me 53 emra të rinj, nga 83 mandate që fituan më 11 maj.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Euronews Albania (@euronews_albania)

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kap në flagrancë me sasi droge, në pranga 35-vjeçari në Tiranë. Pamjet nga operacioni i arrestimit (VIDEO)

Një 35-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Tiranë. Arrestimi i tij ka ardhur pasi 35-vjeçari u kap me drogë në fshatin Bërzhitë. Policia...
10:56 | 26/06/2026

GJKKO dënon me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn, 35 vite burg për Julian Meçajn

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dënuar me burgim të përjetshëm Plaurent Dervishajn dhe me 35 vite burg Julian Meçajn,...
10:12 | 26/06/2026

Rikthehet MABCO në Aeroportin e Vlorës pas vendimit të Gjykatës së Lartë, pritet rinisja e punimeve

Pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës së Lartë, përfaqësuesit e kompanisë MABCO, së bashku me nënkontraktorët e saj, pritet të rikthehen këtë të premte në...
09:07 | 26/06/2026