Nga videot për TikTok te pilotimi i dronëve, eksperienca e studentëve të huaj në Shqipëri

22 Maj 2026 | 14:31

Të huajt po zgjedhin gjithnjë e më shumë universitetet shqiptare për të ndjekur studimet e larta. Mes tyre është edhe Jesus Fernandez Plata, student spanjoll, i cili prej dy muajsh ndjek një program praktike në degën e marketingut në një universitet në Shqipëri, në kuadër të programit Erasmus.

“Universitetet këtu, disa prej tyre, kanë kushte më të mira se shumë universitete në Spanjë. Keni pajisje shumë të mira, kam pasur mundësinë të pilotoj dronë, të regjistroj video, të punoj me shitjet online dhe të përfshihem në shumë projekte kreative”, është shprehur ai.

Ai thotë se një nga gjërat që e ka surprizuar më shumë është mundësia për t’u përfshirë direkt në projekte praktike, aktivitete kreative dhe eksperienca të ndryshme gjatë studimeve.

“Vetëm pak ditë më parë po xhironim video për TikTok te Universiteti Politeknik, së bashku me disa studentë ndërkombëtarë, sidomos italianë dhe studentë Erasmus”, tha ai.

Sipas të dhënave të publikuara për vitin akademik 2023-2024, në universitetet shqiptare janë regjistruar rreth 2,161 studentë të huaj. Shumica e tyre ndjekin programe Master, që zënë afro 68.6% të totalit, ndërsa rreth 30.5% janë në Bachelor. Vitet e fundit është rritur interesi edhe nga Italia, Turqia, si dhe vende të Lindjes së Mesme dhe Azisë.

Degët më të preferuara mbeten mjekësia, infermieria, farmacia, programet ekonomike dhe teknologjia e informacionit, ndërsa universitetet që tërheqin më shumë studentë të huaj janë Universiteti i Mjekësisë Tiranë, Universiteti i Tiranës dhe universitetet private që ofrojnë programe në gjuhën angleze.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Vlorës: 65 të arrestuar dhe mbi 700 doza drogë të sekuestruara gjatë qershorit

Policia e Vlorës ka bërë bilancin e punës për muajin qershor 2026, duke njoftuar se janë evidentuar 254 vepra penale, nga të cilat 240 janë...
11:46 | 13/07/2026

PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për 4.2 milionë eurot e koncertit të Kanye West

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kallëzim në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, lidhur...
11:31 | 13/07/2026

Vrau gruan me çifte, Gjykata e Shkodrës në lë burg 62-vjeçarin

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 64-vjeçarin Shtjefen Ziçi, i akuzuar...
10:37 | 13/07/2026