Nga viti 2023 duhet të rezervosh për të hyrë në Venecia
Nga 16 janari 2023, për të vizituar Venecias, turistët do të duhet të paguajnë nga 3 deri në 10 euro.
Udhëtarët që planifikojnë të vizitojnë qytetin historik do të duhet të regjistrojnë vizitën e tyre. Për turistët që qëndrojnë në hotel gjatë natës, çmimi i biletës do të përfshihet në akomodim.
Kjo është një nga mënyrat që autoritetet e qytetit italian mendojnë të zgjidhin problemin e mbi turizmit,
Çmimi i biletës nuk do të jetë fiks, por do të varet nga numri i vizitorëve: sa më shumë aplikime, aq më e lartë është kostoja.
Tarifa e hyrjes do të zbatohet për qendrën historike të Venecias dhe disa ishuj. Disa udhëtarë ditorë përjashtohen nga pagesa e tarifës së hyrjes, megjithëse do t’u duhet ende të rezervojnë. Këtu përfshihen banorët e rajonit të Veneto, studentët dhe ata që vizitojnë anëtarët e familjes në qytet.
Gjobat për ata që nuk kanë bileta do të variojnë nga 50 deri në 300 euro.
Qëllimi i një lëvizjeje të tillë sipas zyrtarëve nuk është mbyllja e qytetit, por për të detyruar njerëzit të rezervojnë për të reduktuar “turizmin e tepërt”.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 09:25 Protestuesit e Gjeneratës Z në Indi detyrojnë largimin e një ministri, por çfarë vjen më pas?
- 09:15 Rihapet Kapshtica, rinis lëvizja pas 4 orësh bllokim nga protesta e doganierëve grekë (VIDEO)
- 09:04 Kuvendi në dy seanca, pritet votimi me procedurë të përshpejtuar i marrëveshjes ushtarake me Shtetet e Bashkuara
- 08:54 Protestuesit mblidhen te Parlamenti, policia bllokon të gjitha rrugët hyrëse (VIDEO)
- 08:40 Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, në fokus reforma territoriale dhe dokumenti “Besa”
- 07:45 Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro