Nga çështja “Nikulaj” te trafiku i drogës, policia pasqyron operacionet në prill
Policia e Shtetit, ka pasqyruar një bilanc të punës së bërë prej uniformave blu gjatë muajit prill.
Përmes një komunikate zyrtare policia ka renditur disa nga operacionet e sukseshme të zhvilluara gjatë muajit prill, ku ndër më kryesoret renditen zbardhjka e vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj, si dhe operacionet antidrogë të zhvilluara në territorin e vendit.
Gjatë muajit prill, në bazë të informacioneve të siguruara përmes inteligjencës informative, janë finalizuar 96 operacione policore për goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale, si dhe janë vënë në pranga 565 shtetas, 70 prej tyre të kërkuar kombëtarisht apo ndërkombëtarisht, shkruan policia.
Operacionet e policisë gjatë muajit prill:
Bashkëpunimi i vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë ka patur si rezultat, gjatë këtij muaji, finalizimin e 6 operacioneve, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht për vepra të ndryshme penale.
Si rezultat i angazhimit dhe mirëkoordinimit të punës së pandërprerë hetimore e kërkimore të strukturave hetimore vendore e qendrore, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i ngjarjes së ndodhur më datë 19 prill, në Shëngjin, ku u vra me armë zjarri një 51-vjeçar, në lokalin e tij.
4 prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje u vunë në pranga, në Britaninë e Madhe, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, falë bashkëpunimit mes policisë shqiptare dhe asaj britanike. Vijon bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë, për kapjen e 2 autorëve të tjerë të shpallur në kërkim.
Gjithashtu, si rezultat i hetimeve të Policisë janë finalizuar 6 operacione, për zbardhjen e 2 vjedhjeve të kryera me anë të kanosjes me armë, në Kamëz dhe në Vlorë, dhe për zbardhjen e 4 ngjarjeve të ndryshme kriminale të ndodhura më parë.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e 4 konflikteve me armë zjarri dhe të 5 konflikteve të tjera me mjete të mprehta.
Veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve u godit në 114 raste, 24 prej tyre operacione policore të mirorganizuara, që goditën në fazë fillestare, tentativat për kultivim të bimëve narkotike, në sera dhe në terren të hapur. Rreth 3630 fidanë kanabisi u asgjësuan dhe 300 fara kanabisi u sekuestruan nga Policia, si rezultat i kontrollit të vazhdueshëm të territorit, duke përdorur edhe dronët.
Planet operacionale “Alpe të pastra”, “Masat parandaluese” dhe “Territori i pastër”, të nisura gjatë këtij muaji, do të vijojnë të godasin çdo rast të kultivimit të bimëve narkotike, në muajt në vijim.
Rreth 57 kg heroinë, 1.2 kg kokainë, rreth 120 kg kanabis dhe 2 pako me kanabis në formë çokollate, u sekuestruan si rezultat i 14 operacioneve të tjera për goditjen e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike.
Në Kapshticë u goditën 2 raste të tentativës për të trafikuar sasi të mëdha lëndësh narkotike drejt Greqisë. U sekuestruan 118 kg kanabis dhe rreth 2 kg heroinë e kokainë.
41.7 kg heroinë e ndarë në 62 pako, u sekuestruan nga strukturat për hetimin e narkotikëve të DVP Tiranë, gjatë megaoperacionit të koduar “Fusha e Kuqe”.
Në port Durrës u sekuestruan 13 kg e 750 gramë heroinë që do të trafikoheshin drejt Italisë. Operacioni “Terminali” që goditi këtë rast, çoi në pranga 2 shtetas.
3 grupe kriminale që merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, në Fier dhe në Tiranë, u shkatërruan.
12 operacione goditën mbajtjen pa leje të armëve të zjarrit dhe tentativën për trafikimin e tyre.
Operacioni i koduar “Guns” goditi rastin e shitjes së një arsenali armësh që dyshohet …
Moti i keq në vend, humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Himarë! Ra nga shtylla gjatë punës për rikthimin e energjisë
Stuhi dhe erë e fortë, moti i keq përfshinë Vlorën dhe Himarën (VIDEO)
Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Gjirokastër
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 09:49 Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile
- 09:32 Manjatit malajzian i kërkohet të revokojë emërimin e kryetarit të portit, shkak lidhjet me Epstein
- 09:31 37.5 miliardë dollarë për luftën me Iranin, Hegseth paraqet raportin e ri në Senat