Ngjarje e rëndë në Gjermani, i riu shqiptar hyn me hanxhar në stacionin e policisë
Një 29-vjeçar shqiptar ka qenë protagonist i një ngjarjeje të rëndë në Gjermani, ku ka kërcënuar me hanxhar efektivët e policisë në një komisariat në qytetin e Rheinland-Pfalz.
I riu shqiptar ka vrapuar drejt derës së komisariatit “Am Konvikt”, me hanxhar në dorë dhe ka tentuar të hyjë në godinë.
Sipas mediave gjermane ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 02:40 të mëngjesit të kësaj të premteje.
Shqiptari ka mundur të kalojë portën e parë por është bllokuar në derën e dytë që mund ta lejonte të hynte në godinë.
Zëdhënësi i policisë Jürgen Fachinger u shpreh se 29-vjeçari kërcënoi se do të vriste kolegët në komisariat.
Punonjësit e policisë mbyllën hyrjen kryesore duke e izoluar shqiptarin në korridor dhe duke e arrestuar më pas.
Një dëshmitare okulare e cili kishte nxjerrë qenin e saj për shëtitje, pa gjithë skenën e ndodhur në komisariatin e policisë.
Ajo e përshkroi armën që mbante shqiptari si diçka të ngjashme me një shkop bejsbolli. Por policia konfirmoi se ishte një hanxhar.
Ende nuk dihen motivet që e shtyn të riun shqiptar drejt një agresioni të tillë ndaj policisë gjermane.
Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
“Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
“Larg duart nga e ardhmja”, panda-maskot i bashkohet protestës në ditën e 40-të (VIDEO)
- 23:10 Vritet me armë zjarri 40-vjeçari në Laç (EMRI)
- 22:41 Telefonata Trump-Netanyahu, SHBA dhe Izraeli rrisin koordinimin përballë tensioneve rajonale
- 22:24 Të paktën 265 civilë të vrarë në qershor në Ukrainë për shkak të sulmeve ruse
- 22:21 UFO-t rikthehen në qendër të debatit, administratori i NASA-s: Kemi imazhe por nuk e dimë se çfarë janë këto objekte
- 22:17 “Kalamaj kopështi që padisin edukatoren”, Manjani “fshikullon” PD dhe PS për përplasjen në Strasburg
- 22:13 Ukraina intensifikon sulmet ndaj cisternave të naftës ruse