Ngjela analizon punën e SPAK: Politikanët e lartë do “fundosen” para drejtësisë
Avokati Spartak Ngjela ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania teksa ka komentuar mbi politikën shqiptare përballë institucionit të SPAK.
Ai shpreh bindjen se kur flitet për korrupsion, flitet për politikanët e lartë të cilët do vihen përballë drejtësisë së SPAK.
“Flitet për politikën e lartë të korruptuar jo për njerëzit e thjeshtë. Duhet të godasim korrupsionin pasi flitet për faktin që kur një i korruptuar merr një dënim penal, nuk mund të merret më me politikë. Në vijim do të shikojmë nëse do kemi ndryshim në optikën e partive në funksion të anti korrupsionit”, tha Ngjela.
i pyetur nëse mund ti mbijetojë SPAK presionit politik, ai i referohet rastit të Ilir Metës duke vënë në dukje se politikanë të tillë janë në tension dhe frikë.
“SPAK është institucion special, nuk është brenda pushtetit gjyqësor të vjetër. Ilir Metën tashmë e ka kapur ligji, është në akuzë. Duhet një spastrim i tillë shoqëror në funksion të korrupsionit. Është fakt i madh historik për shpëtimin e një shoqërie. Korrupsioni është krim por në realitetin politik është antikombtarizëm”, thekson avokati.
Ai gjithashtu ndan mendimin se politikanët shqiptarë kanë pasur urrejtje ndaj shqiptarëve, pasi është një poltikë e një niceli anësor provencial.
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 14:42 Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 14:36 Tha se do ta kishte “spastruar etnikisht” Kosovën, BE-ja dënon deklaratën e ministres serbe
- 14:30 Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
- 14:27 Britania shpalli Gardën Revolucionare Islamike organizatë terroriste, reagon Irani
- 14:21 Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij
- 14:03 Zvicra heton Google për konkurrencën në Android