Ngjitet në skenën e Durrësit komedia “Vendi më i humbur në Shqipëri”

16 Korrik 2025 | 16:22

Me humor, ironi dhe reflektim mbi harresën, “Vendi më i humbur në Shqipëri” ngjiti në skenën antike të Amfiteatrit të Durrësit historinë e një fshati që nuk gjendet në asnjë hartë, por ku banorët nuk heqin dorë nga ëndrra për ta kthyer në një atraksion turistik.

Një komedi franceze, e sjellë nga një regjisore shqiptare, u ndërthur me magjinë e një monumenti antik për të krijuar një premierë të veçantë për publikun.

Vepra e autorit JeanPierre Martinez, me regji nga Andia Xhunga, u interpretua nga trupa e teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Një histori që lind si komedi, por që mbart një mesazh serioz për dëshirën për të mos mbetur të humbur.

Andia Xhunga, regjisore tha se: Vendi më i humbur në Shqipëri është vetë Shqipëria.”

Ndërsa Alketa Tragaj, skenografe dhe kostumografe u shpreh se: “Durrësi këtë verë është më shumë se një destinacion turistik, është një qendër e gjallë arti dhe kulture. Sot jemi në Amfiteatrin e qytetit të Durrësit, ku po shfaqet një vepër komike, një komedi e bukur me nota satire, e luajtur nga trupa e mrekullueshme e Teatrit ‘Aleksandër Moisiu’,” tha ajo.

E mirëpritur nga publiku, “Vendi më i humbur në Shqipëri” premton të udhëtojë edhe në qytete të tjera, duke kujtuar me humor dhe finesë se edhe vendet më të harruara mund të rizbulohen, nëse nuk humbasim shpresën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar, zbulohet mesazhi për deputetët

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të premten Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar. Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje lidhur me këtë...
12:47 | 20/07/2026

Debat në Kuvend, Berisha-Peleshit: Armik i procesit të integrimit. Kryeparlamentari: Do të marr masa

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvend pas kërkesës për ndryshimin e rendit të ditës e ka cilësuar kryeparlamentarin Niko...
12:39 | 20/07/2026

Miratohet me 75 vota pro ndryshimi i rendit të ditës pas propozimit nga Balla, Bardhi: Po cenoni rregullat e Kuvendit

Seanca e sotme plenare ka nisur me debate mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës lidhur me rendin e ditës dhe përfshirjen e projektligjeve që lidhen...
12:33 | 20/07/2026