Nikoll Mëhillaj: Kam prova që ish-drejtori Bajram Ibraj ishte i përfshirë në trafik

9 Janar 2023 | 19:32

Sot mbushen plot 19 vjet nga tragjedia e 9 janarit të 2004 në Karaburun,  ku 21 persona humbën jetën si pasojë e avarisë në motorin e gomones që u nis nga Vlora. Ata ishin nisur drejt Italisë, ndërkohë që mes të vdekurve ishte edhe një skafist. Familjarët e viktimave kërkojnë të zbardhet ngjarja, ndërkohë që drejtësinë e kërkojnë edhe nga SPAK.

Nikoll Mëhillaj, kryetar i shoqatës “9 janari” tha në një intervistë për Euronews Albania se familjarët e viktimave të tragjedisë kanë prova që vërtetojnë se ish-drejtori i policisë së shtetit në 2004, Bajram Ibraj nuk ka ndërhyrë për të shpëtuar gomonen pasi ishte i përfshirë në trafik.

“Bajram Ibraj ka thënë në atë kohë se e kanë bërë operacionin e kërkim-shpëtimit. Kur i ka bërë letër  Moisiu, në atë kohë president dhe i ka kërkuar sqarime për tragjedinë, i ka thëne se nuk e kemi bërë operacionin se s’kemi pasur mjete dhe forca, janë me dokumente këto. Kam shumë fakte se Ibraj ka dashur t’i lërë të vdesin aty që të fundosej ajo gomone për të fshehur poshtërsitë që ka bërë. Janë të gjitha faktet që Ibraj i ka lënë të vdesin me qëllim”, u shpreh Mëhillaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023