Nikolla prezanton Bashën në krye të grupit, Paloka: Mos vazhdoni më, jeni qesharakë
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka e cilësoi qesharake procedurën e ndjekur nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla e cila njoftoi se PD ka vendosur kryetar të grupit parlamentar Lulzim Bashën.
Paloka i kërkoi Nikollës të mos bëhet pjesë e një loje qesharake ndërsa kjo e fundit nga ana e saj u shpreh se PD me mosmarrëveshjet e brendshme e ka futur edhe kuvendin në ngërç.
“Kam 2 vjet pa folur në këtë parlament. Nëse nesër unë mbledh 2 mijë veta në një sallë, e quaj kuvend të PD dhe zgjidhem kryetar dhe vij këtu dhe ju them unë jam kryetar i PS, çfarë do bëni ju? Mos u bëni qesharakë bashkë me ata qe e kanë marrë përsipër këtë bashkë me kryetarin tuaj. Vjen dikush ju thotë jam zgjedhur kryetar i grupit të PS dhe ju thoni po. Mos e vazhdoni më që të mos bëhen edhe më shumë qesharakë”, tha Paloka.
LEXONI GJITHASHTU:
Hakan Fidan pas takimeve me zyrtarët e BE-së: Turqia synon anëtarësimin në SEPA
Kryebashkiakut të Kuçovës nuk i hiqet mandati, Celibashi: Ligji i dekriminalizimit nuk gjen zbatim në rastin e Kreshnik Hajdarit
Vrasja e dhëndrit, Gjykata e Lartë prish dënimin me burgim të përjetshëm për Mexhit Picarin
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij