U zgjodh në krye të grupit të PD, Basha ja delegon detyrën nënkryetarit

4 Shtator 2023 | 10:13

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha në një deklaratë për mediat para parlamentit se detyrën e kreut të grupit do ja delegoj njërit nga nënkryetarëve të PD.

“Asnjë debat artificial nuk ndihmon në kauzën tonë. Kauza jonë është për qytetarët. Prej ditës së  djeshme me hyrjen në fuqi të statutit të PD janë marrë vendimet përkatëse. Por për të shuar kureshtjen tuaj dhe të atyre që na ndjekin, dua të deklaroj hapur se si kryetar i PD do ta delegoj këtë detyrë (kreu i grupit) tek një nga nënkryetarët, siç ka qenë përherë”, tha Basha.

Në kuvendin kombëtar të PD të mbajtur 2 ditë më parë u miratuan disa ndryshime në statutin e PD. Një prej këtyre ndryshimeve prekin dhe kreun e grupit parlamentar të PD-së, ku sipas statutit të ri, kur PD nuk është shumicë qeverisëse, kryetari i partisë është dhe kreu i grupit parlamentar.

Pra, Lulzim Basha do të jetë edhe kreu i grupit parlamentar të PD në vend të Gazment Bardhit, detyrë të cilin ka zgjedhur ta delegojë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026