Nipërit e Tollozhinës i shkojnë në banesë komisionerit të PS, i dhunojnë familjen
Një sërë incidentesh kanë ndodhur gjatë procesit të votimit në Pogradec. Incidenti i parë u shënua në një qendër votimi, ku komisioneri i Partisë Demokratike, Luan Tollozhina, goditi me grusht komisionerin socialist Entin Gega.
Policia bëri me dije se pas arrestimit të Tollozhinës, të afërmit e këtij të fundit kanë shkuar në banesën e Entin Gegës dhe kanë goditur bashkëshorten dhe djalin e tij.
Djali i 52-vjeçarit po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja ndodhet në ambientet e Komisariatit për të dhënë kallëzim.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe kapjen dhe shoqërimin e këtyre shtetasve.
“Rreth orës 13:00, në Pogradec, shtetasit R. T., E. M. dhe D. M. (nipërit e shtetasit të arrestuar L. T.), pas konfliktit të ndodhur në qendrën e votimit nr. 3901, kanë shkuar në banesën e shtetasit E. G., 52 vjeç (komisioner i kësaj qendre votimi), dhe kanë goditur familjarët e tij (bashkëshorten dhe djalin)”, njofton policia.
Ndërkohë, në redaksinë e Euronews Albania ka mbërritur edhe një tjetër denoncim në lidhje me Tollozhinën. Mësuesja në pension, Monda Turshinka, ka deklaruar për mediat se është sharë, ofenduar dhe dhunuar nga Luan Tollozhina, teksa qëndronte jashtë qendrës së votimit dhe priste burrin e saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 12:18 Ministrja Ismaili opozitës: S’keni moral të flisni për protesta, kujtoni qeverisjen tuaj
- 12:08 Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç
- 11:58 Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)
- 11:53 Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë
- 11:50 Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca
- 11:46 Kuvendi e miraton, më 30 korrik seanca e ardhshme plenare