Nis beteja për Donbasin, forcat ruse zhvendosen në lindje të Ukrainës
Forcat ruse kanë nisur zyrtarisht sulmin e tyre në lindje të Ukrainës, në rajonin e Donbasit. Lajmi u konfirmua nga presidenti Volodimir Zelenski.
Në fjalimin e mbrëmjes ai rikonfirmoi qëndrimin e Ukrainës që nuk dorëzohet kurrë.
Ukraina pretendon se ka nisur faza e dytë e luftës. Edhe pse bombardimet nuk kanë reshtur asnjëherë e madje janë bërë më intensive në veri-lindje të vendit në qytetin Kharkiv. Sulme ka pasur edhe në Lviv, në perëndim, ku të paktën 7 persona u vranë.
Luftimet janë shtuar edhe në Mariupol, ku është bombarduar fabrika Azovstal ku ndodheshin shumë civilë dhe disa forca ukrainase. Megjithatë zëdhënësi i Pentagon shprehet se qyteti port nuk është dorëzuar.
SHBA ka dërguar paketën e ndihmës për Ukrainën ku përfshiheshin pajisje ushtarake. Për momentin presidenti Xhou Bajden nuk ka planifikuar të vizitojë Kievin pavarësisht këmbënguljes së Zelenskit.
Në kohën kur kanë nisur hetimet për krime lufte, presidenti Putin nderoi brigadën e cila akuzohet për aksionet në Buça, ku trupat e viktimave të gjetur në rrugë po digjen.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 09:34 Irani hedh poshtë raportimet se nuk pranoi propozimin e SHBA-së për armëpushim: Mashtrim
- 09:25 Rama: Trajnohen dhe certifikohen 100 vullnetarët e parë për përballimin e situatave emergjente
- 09:22 Prokuroria e Fierit konfiskon 1.8 mln euro pasuri të paluajtshme të përfituara nga trafiku i drogës
- 09:15 Mbante pa leje në banesë pistoletë me municion, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë
- 09:10 Gjyqi i radhës ndaj prokurorit Ols Dado, Veliaj mbërrin në Gjykatën Administrative (VIDEO)
- 09:03 Trump kërcënon se do të përdorë asetet iraniane për të paguar dëmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit