Nis gjykimi për Altin Hajrin, akuzohet për rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës

8 Janar 2025 | 14:57

Pas një viti pezullim në Gjykatën e Posaçme ka nisur gjykimi në mungesë për Altin Hajrin, pronarin e “Golden Resort”, i përfshirë në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës. Këtë të mërkurë, SPAK lexoi kërkesën për gjykim për Hajrin, ku ndaj tij i janë ngarkuar veprat penale të rrëmbimit dhe mbajtjes peng me pasojë vdekjen.

Hajri ndodhet në arrati, ndërkohë që përfaqësohet nga avokati Arbër Hoxha. Ky i fundit ka pretenduar se klienti i tij është i pafajshëm dhe, sipas tij, nuk ka marrë pjesë as në rrëmbim dhe as në zhdukjen e trupit të Prengës.

Po ashtu, mbrojtja ka kërkuar që të merret parasysh edhe vendimi i Gjykatës së Lartë, që prishi dënimin me burg përjetë për kopshtarin e “Golden Resort”. Gjykata pranoi që pjesë e procesit të bëhen edhe dëshmitarë, të cilët kryesisht janë lidhje të afërta të Altin Hajrit.

Ky i fundit ka edhe një masë tjetër sigurie për dosjen e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. Gjykata i ka caktuar në mungesë masën “arrest me burg”, pasi dyshohet se bisedonte në aplikacionin Sky ECC për favorizime në procese gjyqësore apo dekonspirimin e operacioneve policore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026