Nis gjyqi ndaj Benzema, futbollisti rrezikon 5 vite burg për akuzën e shantazhit
Këtë të mërkurë nisi gjyqi ndaj sulmuesit të Real Madridit dhe kombëtares franceze, Karim Benzema, i akuzuar për bashkëpunim në shantazh ndaj ish shokut të tij të ekipit, Matje Valbuena mbi një video me përmbajtje seksuale
Hetuesit pretendojnë se Benzema inkurajoi Valbuenën që të paguante një grup shantazuesish me synim që të mos publikonin një video të tij me permbajtje seksuale. Një prej të akuzuarve mohoi akuzat duke thënë se kjo çështje nuk ka të bëjë me shantazhin.
“Nëse vërtet do të donim të fitonim para nga kjo histori, mund t’i drejtoheshim tabloideve angleze, të cilët mezi i presin këto gjëra. Mund t’i kishim kontaktuar ata, por nuk ishte aspak rasti i tillë”, u shpreh Mustapha Zouaoui.
Në anën tjetër vetë Benzema, i ka mohuar të gjitha akuzat me avokatin e tij që e përshkroi çështjen si absurde. Benzema nuk ishte i pranishëm në seancën se së mërkurës pasi ndodhej në Ukrainë ku zhvilloi ndeshjen ndaj Shaktar Donjeckit.
Në rast se gjykohet si fajtor, Benzema rrezikon 5 vite burg dhe 75 mijë euro gjobë.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut