Nis gjyqi për Alda Klosin, Gjykata e Tiranës pranon gjykimin e shkurtuar

4 Mars 2024 | 10:55

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Alda Klosit, Havier e Rozeta Dobit për gjykim të shkurtuar.

Bëhet me dije se më datë 19 mars Prokuroria e Tiranës pritet të japë konkluzionet përfundimtare.

Kërkesat e ish-zyrtares, sanitares dhe të birit të kësaj të fundit u paraqitën në seancën paraprake, ndërkohë që tre të akuzuarit nuk kanë pranuar akuzën por vetëm aktet në gjendjen që janë.

Klosi akuzohet fshehje pasurie dhe deklarim të rremë para Oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Ndërkohë sanitarja Rozeta Dobi dhe i biri Havier Dobi akuzohen për veprën penale të vjedhjes me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim.

Për Alda Klosin hetimi pasuror është veçuar dhe po vijon ende.

Alda Klosi është pronarja e banesës, në të cilën sanitarja Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi grabitën një shumë rreth 120 mijë euro.

Vjedhja në banesën e ish-zyrtares së lartë ndodhi më 15 dhjetor të vitit 2022.

Pas raportimin në polici të vjedhjes dhe kontrolleve të kryera në banesën e nënë e bir, u gjetën rreth 405 mijë euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat dyshohet gjithashtu se janë vjedhur nga pastruesja Rozeta Dobi.

Ka qenë vetë Klosi ajo që ka bërë denoncimin në polici, teksa ka pretenduar se paratë ishin të një personi të afërt të saj i cili do të kurohej për një sëmundje të rëndë.

Vjedhja e banesës është kryer me çelësin që ka pasur pastruesja e shtëpisë, e cila ka shfrytëzuar momentin kur në banesë nuk ka pasur njeri. Ajo së bashku me të birin pasi kanë vjedhur shumën e parave kanë bërë rrëmujë në dhomën e gjumit për të humbur gjurmët.

E gjitha u bë me qëllimin e inskenimit të një skeme sikur banesa kishte rënë pre e grabitjes nga autorë të tjerë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026