Nis groposja e 300 mijë shpendëve në Durrës

22 Mars 2022 | 12:19

Masivët me pula të ngordhura në pularitë e Durrësit dhe Shijakut po rrezikojnë shëndetin e punonjësve dhe shpërthimin e ndonjë epidemie tek njeriu.

Prej një jave në këtë zonë kanë ngordhur mbi 300 mijë shpendë nga gripi i shpendëve, për të cilët përfaqësuesit e pularive kërkojnë ndihmë.

“Situata ka ngelur në një ngërç ligjor ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Mjedisit. Në dijeninë tonë, Shtabi i Emergjencës është mbledhur dhe po mundohet të gjejë një vend për groposjen e karkasave”, u shpreh përfaqësuesi i një pularie.

Ministria e Bujqësisë nuk ka nxjerrë urdhër të shkruar, por deklaron se ka asgjësuar të gjitha pulat të ngordhura dhe bën thirrje që pularitë e vendit të raportojnë për gjendjen e shpendëve të tyre.

“Të gjithë shpendët janë groposur. Vazhdon gjurmimi dhe testimi në pulari. I bëjmë thirrje gjithë pularive dhe fermerëve, që në rast dyshimi për grip shpendësh, duhet të kontaktojnë Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë”, u shpreh Ermira Gjeci.

Tregu i mishit dhe vezëve po funksionon normalisht deri më tani, por nga Kosova ka një vendim që ndalon përkohësisht importin e pulave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026