Nis java kulturore italiane, këngëtarja e njohur ndez atmosferën në Tiranë

5 Qershor 2024 | 22:43

Mbrëmjen e të martës në sheshin “Italia” në Tiran, u festua Dita Kombëtare italiane.

Atmosfera u ndez nga këngëtarja e njohur Marsela Çibukaj, zëri i së cilës përcolli melodi që evokojnë thelbin e kulturës italiane.

Mes atmosferës me muzikë dhe nën qiellin e ndriçuar me yje, të pranishmit përjetuan një udhëtim përmes kulturës dhe trashëgimisë italiane.

Të pranishëm në këtë koncert ishin dhe zyrtarë italianë por dhe shqiptarë të cilët shijuan natën e kulturës italiane dhe tingujt e muzikës së saj.

Deri më datë 8 qershor java Kulturore Italiane do të jetë e mbushur me aktivitete që përfaqësojnë thelbin dhe më të mirën e kësaj kulture që admirohet nga e gjithë bota dhe është një nga lokomotivat e kulturës së njerëzimit.

Në kuadër të kësaj jave, e pranishme ditën e sotme në vendin tonë ishte dhe kryeministrja Georgia Meloni, e cila u prit nga homologu shqiptar Edi Rama.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026