Nis mbledhja e firmave për përfshirjen në ligj të kurimit të fëmijëve jashtë vendit
Ka nisur në Korçë mbledhja e firmave për peticionin i cili parashikon të kërkojë parlamentit shqiptar ndryshime në ligjin për trajtimin e fëmijëve me sëmundje të cilat nuk mund të kurohen në Shqipëri Janë të shumtë qytetarët korçarë të cilët mbështesin këtë kërkesë të shoqërisë civile.
Banorë të qytetit tregojnë se është detyrë e qeverisë të sigurojë financa për trajtimin mjekësor të fëmijëve nga 0-18 vjeç dhe se zgjidhje nuk mund të mbeten vetëm fondacionet humanitare apo bamirëse.
“Sepse mendoj se eshtë detyrim i qeverisë të ndihmojë për trajtimin e fëmijëve. Prindërit detyrohen të kërkojne ndihmë nga gjithë Shqiptarët por ne mblidhemi për solidaritet, ndërsa detyrë është e qeverisë. Mendoj se marrja e firmave është një lëvizje drejt lirisë që më në fund të jemi shoqëri e ndërgjegjësuar per të drejtat tona”, tha një banor.
Një nga organizatorët e peticionit tregon se duhen rreth 20 mijë firma për të dërguar këtë peticion në parlament, ndërsa 4000 janë siguruar. Nisma nisi në Korçë dhe do vijojë në gjithë Shqipërinë, thotë ai.
“Është atmosferë e bukur, kemi kohë që kemi nisur por sot është dita e para për peticionin. Do vijojmë në Korçë dhe gjithë Shqipërine. Do e arrijmë qëllimin ta çojmë në parlament këtë nismë. Duhen 20 mijë firma, 4000 i kemi mbledhur ndaj na ndihmoni të shpëtojmë jetën e fëmijëve,” tha Klajdi Pllaha Organizator i Peticionit.
Ky peticion ka ardhur pas sëmundjes së një fëmijë të porsalindur në Korçë ku prindërit e kishin të pamundur për ta kuruar. Mbështetja erdhi nëpërmjet fondacioneve humanitare por kjo solli idenë se qeveria duhet të jetë garantues i financave kur një familje e ka të pamundur për ti siguruar ato.
Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë
Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 20:06 Krimea përballet me krizë karburanti dhe energjie, autoritetet ruse pranojnë përkeqësimin e situates
- 20:02 Dita e 48-të, qytetarët vijojnë protestën para Kryeministrisë
- 19:42 Polonia përgatit ligjin për “gjendjen para luftës”
- 19:34 Cisterna e sanksionuar po rrjedh naftë pranë brigjeve të Omanit
- 19:25 Të shtëna me armë zjarri në Danimarkë, vritet një person. Plgoset polici dhe autori (VIDEO)
- 19:18 Raporti i KE për Shqipërinë: Korrupsioni mbetet shqetësim