Nis me tensione seanca në Kuvend, opozita bllokon foltoren dhe i bie bilbilave

4 Mars 2024 | 17:15

Seanca e së hënës në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me skenarin e përjavshëm të opozitës, bllokim të foltores dhe bilbila që bien vazhdimisht duke mos lejuar fjalën e deputetëve të mazhorancës.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla iu drejtua deputetëve të PD: “Zgjedhësit duan të dëgjojnë për hallet dhe problemet e tyre, jo për bilbilat tuaj”.

Ndërkohë që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i dha fjalën deputetit Vullnet Sina, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike nga radhët e Rithemelimit, Flamur Noka nuk e lejoi atë të fliste duke u përplasur me gardën.

Në këto kushte kryeparlamentarja Nikolla vendosi të mbyllë seancën, duke theksuar se ajo e radhës do të njoftohet në vijim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre....
18:58 | 23/07/2026

I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e të enjtes në Pogradec, ku një i moshuar ka humbur jetën në një prej plazheve në hyrje...
18:35 | 23/07/2026

Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori

Situata e pengjeve në Regensburg të Gjermanisë ka përfunduar. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, një 20-vjeçar gjerman, pas një operacioni të gjerë në perëndim...
18:26 | 23/07/2026