Nis numërimi i votave në Kukës| Tensione në VNV, shkak vëzhguesit e paautorizuar

24 Shtator 2023 | 23:16

Tensione janë regjistruar në qendërimit të numërimit të votave në Kukës, pak para fillimit të numërimit të kutive të votimit për zgjedhjet e pjesshme lokale.

Disa vëzhgues të pa autorizuar nuk janë lejuar të qëndrojnë në ambientet e brendshme të VNV dhe për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë efektivët e policisë.

Në qendrën e numërimit do të qëndrojnë vetëm ata vëzhgues të pajisur me autorizimin përkatës dhe brenda një numri të kufizuar për shkak të hapesirës së vogël të sallës.

Pas qetësimit të situatës numërimi ka nisur normalisht.

Në zgjedhjet e pjesshme në Kukës të mbajtura këtë të diel votuan 44.26 për qind e zgjedhësve. Shifër kjo më e ulët se zgjedhjet e 14 maji, rreth 4 mijë zgjedhës më pak.

Kujtojmë se në 14 maj fitues u shpall kandidati socialist Safet Gjici, i cili u shkarkua pas marrjes së mandatit për shkak të një skandali seksual.

Kandidatët në garë janë, Albert Halilaj nga radhët e Partisë Socialiste dhe Emri Vata nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’, teksa Partia Demokratike zyrtare ka vendosur të mos dalë me një kandidat për këto zgjedhje të pjesshme.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026