Nis paketimi i fletëve të votimit për diasporën, Celibashi: Si do bëhet shpërndarja
Këtë të enjte ka nisur në Parkun Olimpik vulosja e fletëve të votimit për diasporën, të cilët për herë të parë do të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Procesi i vulosjes pritet që të mbyllet deri nesër për 245.953 fletë votimi dhe futje tyre në zarfin A që është i njëjtë për të gjithë. Ditët e ardhshme do të vijohet futja e tyre në zarfet B, që janë të personalizuara për çdo votues.
Zarfi B ka të kodifikuar (me barkod që e lexon vetëm KKQZ) emrin e zgjedhësit, shtetin ku jeton dhe qarkun ku shkon vota.
Përgatitja e zarfeve mendohet të mbarojë në datën 15-17 prill dhe zarfet të kenë mbërritur tek votuesit maksimumi datën 22 prill për Evropën dhe 25 prill për Amerikën apo Azinë.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi shpjegon se shpërndarja tek votuesit në 85 shtete të botës pritet të nisë nga java e ardhshme.
“Mendojmë ta mbyllim brenda kësaj jave, nesër të përfundojë procesi i vulosjes së fletëve të votimit, procesi po ecën pak ngadalë, janë edhe emocionet stafit për shkak të përgjegjësisë, kujdesi që duhet të tregojnë. Me shumë mundësi nesër deri nga mesnata do përfundojë vulosja e fletëve të votimit, pastaj të vazhdojmë me futjen e zarfit A tek zarfi B dhe më pas të zarfi i operatorit të shërbimit postar. Nëse përfundojmë këtë procesi e përgatitjes së dokumentacionit zgjedhor do të fillojmë edhe procesin e dërgimit dhe shpërndarjes për atë që sasi kemi bërë gati. S’do presim ta bëjmë gati komplet sasinë, por pjesë-pjesë sipas destinacionit”, thekson Celibashi.
Gazetari i Euronews Albania, Ardit Hoxha shpjegoi se si është organizuar puna për përgatitjen e zafeve për fletat e votimit për diasporën.
“Në këtë ambient, janë të ngritura 12 stenda që përkojnë me numrin e qarqeve që ka Shqipëria dhe me mënyrën se si do të shpërndahen votat që do të vijnë nga diaspora. Pra një votues që voton nga Gjermania e për herë të fundit ka votuar në qarkun e Beratit, vota e tij që vjen nga Berlini, do të shkojë në qarkun e Beratit.
Ajo që është duke ndodhur në këto momente është që merret fleta e votimit, vendoset brenda zarfit A dhe depozitohen në kutitë pranë çdo tavoline. Më pas zarfi A do të vendoset brenda zarfit B dhe zarfi B do të futet brenda zarfit postar që i niset çdo emigranti”,-tha Ardit Hoxha.
LEXONI GJITHASHTU:
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 08:02 Kriza klimatike, thatësira ekstreme godet Evropën
- 07:58 Kaos në Kinë nga tajfuni Bavi, momenti kur tornadoja ngre në ajër një makinë (VIDEO)
- 07:48 Trump paralajmëron Iranin: Do të bombardojmë urat dhe termocentralet pas çdo sulmi në Hormuz
- 07:40 Rubio takon homologun rus Sergey Lavrov, diskutohen marrëdhëniet dypalëshe dhe lufta në Ukrainë
- 07:36 Britania tërheq përkohësisht diplomatët e mbetur në Iran
- 07:30 Ushtria amerikane përfundon natën e 12-të radhazi të sulmeve ndaj Iranit