Nis pastrimi i plazheve në Vlorë, pushuesit kërkojnë më shumë hapësira publike

7 Qershor 2023 | 18:15

Me nisjen e sezonit turistik, plazhet në Vlorë po pastrohen për të qenë gati për pushuesit. Aksioni i pastrimit nisi nga plazhi i vjetër i qytetit, ku duhet thënë është ndër të paktat zona të pa shfrytëzuara nga bizneset private.

Pushuesit që zgjedhin plazhet publike janë të shumtë, por ata kanë rezervat e tyre për hapësirat e dedikuara.

“Nga Vlora, vetëm pak pastërti duam, ka edhe vend që është pa lekë. Unë për veten time kam çadrën time, shezlonin tim, kush ka vjen”, thotë një qytetare.

“Këtu në buzë të plazhit shumë mirë, ka pastërti, shumë njerëz nuk ka, por na pëlqen në këtë stinë se dielli nuk është shumë i nxehtë dhe ka pak freski. Vijim nga Elbasani. Çmimet pak ndryshim nga Elbasani. Çmimi nuk ka ndryshuar, janë mirë, vijmë çdo vit”, shprehet një tjetër.

“Të rregullohet hyrja e makinave në plazh, mos të presim të vritet ndonjë dhe pastaj të reagojmë.

Pastrimi, përgjithësisht jo i mirë. Ne vijmë nga Italia, çmimet në krahasim me Italinë janë shumë më lirë, por në krahasim nga viti në vit kanë ndryshuar shumë. Për mua është e drejtë. Hapësirat publike? Ajo është kryesorja, shoh që është i paformuar ende plazhi dhe nuk desha të hyja në hollësi. Sepse duhet rregull, një privat nga një tjetër duhet të jetë i ndarë, por këto i takojnë bashkisë së Vlorës”, thotë një pushues.

Ndërsa ende po kryhet konfigurimi në terren i plazheve publike dhe privat, ku sipas ministres 50% janë publike, të shumtë janë qytetarët të cilët kërkojnë më shumë hapësira publike për të bërë plazh. Problem mbeten edhe korridoret e dedikuara për mjetet lundruese dhe vendosja e rojeve bregdetare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026