Nis punën akademia “Dyrrah City”, dhjetëra fëmijë leksione nga teknitët e Man Cityt

22 Shkurt 2024 | 14:25

Akademia e futbollit “Dyrrah City” tanimë nuk është më një ëndërr, por realitet i prekshëm për të gjithë fëmijët e apasionuar pas futbollit. Hapi i parë ishte ai i kësaj të enjte ku 50 trajnerë nga kryeqyteti dhe dhjetëra fëmijë të talentuar patën fatin të marrin pjesë në një leksion të drejtuar nga teknikët e mirënjohur të akademisë së Manchester Cityt Gavin Rhodes dhe Andy Smith.

Një event në të cilin morën pjesë dhe zëvendësministri i arsimit dhe sportit Endri Hoxha, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF Ilir Shulku dhe administratori i akademisë Gjergj Ndoci.

Ky bashkëpunim i qeverisë shqiptare me “City Group” nuk ishte i lehtë, por është i frytshëm për futbollin shqiptar.

Sinkron Endri Hoxha“Për të sjellë akademinë city nuk qe e lehtë, falë bashkëpunimit me Durrës Marine dhe bashkinë Durrës, si dhe FSHF. Kemi sjellë të parët e Evropës, jo vetëm për të atashuar Dyrrah Cityn, por eksperiencën e tyre me akademitë në Shqipëri”.

Sekretari i përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku gjithashtu ka vlerësuar këtë projekt.Sinkron: Ilir Shulku

“Të gjithë këto aktivitete do ti shërbejne zhvillimit të futbollit në Shqipëri. FSHF i mbështet të gjitha këto bashkëpunime, sidomos të këtyre niveleve”.

Sipas administratorit Gjergji Ndoci, ky projekt është një mundësi jo vetëm për kryeqytetin, por të gjithë fëmijët në vend.

“Do ti japim mundësinë publikut, fëmijëve, të kenë mundësi të stërvitjen me trajnerët e Cityt, që është një dhuratë e bukur për këdo që ka dëshirë futbollin, si dhe mezi presim nisjen e sezonit”, tha Ndoci.

“Dyrrah City akademi” është një bashkëpunim i qeverisë shqiptare me City group që në pronësi ka disa skuadra të njohura, mes tyre dhe kampionët aktual të Evropës, Manchester City.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026