Nis punën Komisioni i Posaçëm anti-Korrupsion, opozita bojkoton mbledhjen

14 Qershor 2024 | 09:46

Ka nisur të mbahet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm anti-Korrupsion.

Ajo që bie në sy është mungesa e opozitës, e cila ka zgjedhur të mos marrë pjesë në punimet e komisionit.

E pranishme në mbledhjen e parë, atë të konstituimit është edhe Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, si dhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali.

8 anëtarë të mazhorancës janë të pranishëm në mbledhje, të mjaftueshëm për të arritur kuorumin e duhur për të nisur mbledhja.

Në nisje të mbledhjes kryetari i komisionit, Fatmir Xhafa shprehu keqardhje për mungesën e opozitës, por u shpreh se ka bindjen se procesi do të jetë gjithëpërfshirës

“Të adresojmë disa sfida në mënyrë që në 2030 Shqipëria të jetë me të drejta të plota në BE. Kam bindjen se do jetë një proces gjithëpërfshirës. Roli i opozitës është tejet i rëndësishëm dhe pjesemarrja e saj është me rëndësi . Jam i keqardhur që opozita nuk i është përgjigjur kësaj ftese për pjesemarrje dhe angazhim. Çështjet që pritet të diskutohen janë me rëndësi jetike për qytetarët, shkojnë përtej rëndësisë partiake”, tha deputeti socialist.

Xhafa tha se mungesa e opozitës në komision, i rikthen në vëmendje situatën e reformës në drejtësi në vitin 2014, ku fillimisht opozita e bojkotoi komisionin dhe më pas iu bashkua procesit pas reflektimit që pati. Ai tha se shpreson që kjo gjë të ndodhë përsëri.

“Kjo situatë më sjell në vëmendje reformën në drejtësi në vitin 2014 kur nisi punën komisioni, opozita nuk mori pjesë në mbledhjen e parë atë të konstituimit dhe disa mbledhje të tjera. Opozita reflektoi me vonesë dhe u kthye, koha tregoi se gabuan, shpresoj që të mos vijojnë në këtë mënyrë dhe shumë shpejt të jenë pjesë e komisionit”, tha Xhafa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve

20 lekë të vjetra për kilogram. Ky është çmimi me të cilin fermerët e zonës së Muriqanit po shesin kastravecin, ndonëse në tregjet e vendit...
21:50 | 24/06/2026

Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet prej 25 ditësh në Tiranë, duke shprehur shqetësimin e...
21:39 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026