Nis qarkullimi i gripit, Bino: Kemi izoluar grip të tipit A, nuk ka forma të rënda

23 Nëntor 2023 | 16:39

Gripi ka nisur të qarkullojë në Shqipëri së bashku me Covid 19. Konfirmimi vjen nga Instituti i Shëndetit Publik i cili ka identifikuar rastet e para në popullatë dhe po punon për nëntipizimin e virusit.

 “Në këtë sezon kemi izolur virus gripi , janë tip a, po bëjmë nëntipizimin po janë viruse që bëjnë pjesë në shtimin e përfshirë në vaksinën ndaj gripit”,-tha shefja e departamentit tw epidemiologjisw, Silva Bino.

Sipas ekspertëve gripi dhe covid kanë shenja të ngjashme duke e bërë kështu të vështirë diferencën e tyre klinikisht.

Për momentin është e vështirë të bësh një diferencim mes gripit dhe Covid, pasi kanë një ngjashmëri të madhe me njëri tjetrin, shfaqen me rrjedhje hundësh dhimbje koke zakonisht me temperaturë të lartë dhe nuk kemi patur forma të rënda të gripit” -tha shefja e departamentit të epidemiologjisë, Silva Bino.

Parashikimet flasin që edhe ketë vit të kemi bashkë qarkullim të Covid dhe gripit në të njëjtën kohë, ndaj edhe ekspertët apelojnë për vaksinim.

“Vaksinat ndaj gripit dhe Covid rekomandohen të kryhen menjëherë, pavarësisht sa doza vaksine ke kryer është e rëndësishme që njerëzit të jenë të mbrojtur me të dyja vaksinat”,- tha shefja e departamentit të epidemiologjisë, Silva Bino.

Aktualisht, konfirmohet se ka mbizotërim të koronavirusit në popullatë. Edhe pse disa pacientë janë shtruar në spital  për Covid, nuk ka patur forma të rënda dhe fatalitete.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas deklaratës së ministres serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila...
17:45 | 14/07/2026

Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës

Policia e Shtetit ka finalizuar në Tiranë operacionin e koduar “De facto”, në kuadër të hetimeve për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive me burime kriminale....
17:10 | 14/07/2026