Nis seanca për 45 të arrestuarit në Elbasan, prokuroria kërkon burg për 37 persona

2 Korrik 2023 | 09:53

Ka nisur sot në Gjykatën e Elbasanit seanca gjyqësore e vlerësimit të arrestit për të arrestuarit gjatë megaoperacionit “Rrjeti” të zhvilluar nga policia e shtetit në Elbasan, Pogradec, Përrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd, gjatë të cilit u shkatërrua plotësisht një grup kriminal dhe pjesërisht tre të tjerë.

Gjatë këtij mega-operacioni nga 52 urdhër arrestet u ekzekutuan 45 dhe 7 të tjerë u shpallën në kërkim. Ditën e djeshme, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan i ka kërkuar gjykatës arrest me burg për 37 nga të arrestuarit, arrest shtëpie për 8 të tjerë dhe detyrim paraqitje për 3 të tjerë.

Ndërsa 5 nga 7 të shpallurit në kërkim dyshohet se janë larguar jashtë Shqipërisë. 11 prej tyre rezultonin të dënuar dhe më parë për krime të kryera në fushën e narko-trafiqeve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026