Nis shembja e banesave dhe objekteve që preken nga projekti i Unazës së Madhe

6 Shkurt 2023 | 15:05

Ka nisur shembja e banesave dhe objekteve të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Këtë të hënë, janë shembur ato objekte të cilat ishin me dokumente pronësie dhe janë shpronësuar nga ARRSH dhe Agjensia Shtetërore e Shpronësimeve.

Këta persona që u është shembur banesa ditën e sotme, pas marrjes së parave, ose pas premtimit se do ti marrin paratë së shpejti, kanë liruar ambientet vullnetarisht.

Problematika mbetet te ato banesa që janë pa dokumente pronësie. Në një VKM që mban firmën e ish-kryeministrit dhe ministrit të Rindertimit Arben Ahmetaj, u është dhënë zgjidhje përmes banesave sociale dhe 3 vite bonus qeraje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Video/ Momenti i aksidentit tragjik në Unazën e Madhe, betoniereja përplas makinën dhe bie nga ura

Euronews Albania ka siguruar videon e aksidentit tragjik që ndodhi pasditen e kësaj të mërkure pranë një rrethrrotullimi në Unazën e Madhe të Tiranës. Si...
20:54 | 22/07/2026

Dita e 53-të e protestës, qytetarët ndalen në Kryeministri për të marshuar në rrugët e Tiranës

Protesta qytetare dhe e aktivistëve në Tiranë shënon sot ditën e 53-të të saj. Si çdo ditë, protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ku...
20:19 | 22/07/2026

Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon

Specialistja e gjeoshkencës, Anira Gjoni, e ftuar në “Now” me Ilir Kazaferin, foli për reshjet dhe shtrëngatat që përfshinë rajonin gjatë ditës së djeshme, duke...
19:39 | 22/07/2026